Aksidentet rrugore, më shumë në mëngjes e të martën - Pavarësisht uljes së rasteve për janarin, të rinjtë mbeten më të “pakujdesshmit”

Aksidentet në vendin tonë më së shpeshti ndodhin gjatë orareve të paradites sidomos në ditën e martë. Kështu tregojnë shifrat e Institutit të Statistikave për këtë fillim vit i cili ka shënuar një rënie krahasuar me një vit më parë.
“Duke iu referuar të dhënave të aksidenteve sipas ditëve të javës, rezulton se gjatë ditës së Martë ka ndodhur numri më i lartë i aksidenteve, duke përbërë 26,2 % ndaj numrit gjithsej të aksidenteve. Numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke përbërë 23,8 % të numrit gjithsej të aksidenteve në muajin Janar 2023”, - thuhet në raportin e INSTAT.
Vetëm për janar 2023 janë regjistruar 21.5 aksidente më pak. Të dhënat tregojnë se në janar 2023 numërohen 84 aksidente rrugore nga 107 të ndodhura në muajin Janar 2022 dhe janë aksidentuar (vrarë dhe plagosur) 119 persona nga 147 persona të aksidentuar nga një vit më parë nnë të njëjtën periudhë.
Referuar arsyeve që kanë çuar në aksidente të dhënat tregojnë se në shumicën e rasteve shkak është bërë sjellja e drejtuesve të mjeteve. Duke i kategorizuar si më të pakujdesshmit, të rinjtë janë mosha me përqindjen më të lartë të përfshirë në aksidente. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 33,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Ndër qytetet me numrin më të lartë të aksidenteve renditet Tirana e pasuar nga Durrësi e Gjirokastra.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

“Çmimet e rritura, detyrim për çdo autoshkollë” - Shoqata, Kovaçi: Na janë rritur kostot, i pacaktuar afati se kur shtrenjtimi i patentës hyn në fuqi
Çmimet e rritura për pajisjen me patentë përmes një marrëveshjeje midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, asaj të Tatimeve dhe......

Shkëmbimet tregtare për janar 2023 – Rriten eksportet dhe importet në vend
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Delina Ibrahimaj ka publikuar të dhënat për muajin janar përsa i përket shkëmbimeve tregtare. Referuar......

IuteCredit: Në rrugën e digjitalizimit të parasë, ATM-të ende mbeten një lehtësi për klientët!
Në epokën kur financat digjitale janë në rritje, dikush mund të pyesë veten për të ardhmen e parave cash dhe rolin e tyre në institucionet financiare. Në një......

Lindjet, prioritet dytësor i të rinjve - Pano: Nuk marrin hapa drejt përgjegjësive, mungojnë edhe politikat mbështetëse të shtetit
Pastori Akil Pano i ftuar në emisionin “Studio Intel” u shpreh se trendi rënës i lindjeve në Shqipëri është më shumë se i trishtë, është një tragjedi. Ai......

Ligj i ri për e-albania, gati portali e-rezidenca (virtuale) për të huajt - E detyrueshme ngritja e sistemeve Backup për sulmet, servera rezervë në vendndodhje të tjera
Legjislacioni për shërbimet elektronike po ndryshon tërësisht, duke nisur nga shtimi i tyre, te mënyra si do të orohen, dhe veçanërisht siguria e tyre. Është......

Nxënësit, mësim në kushte europiane - Programi “EU4Schools”, 75 milionë euro për rindërtimin e objekteve arsimore!
Mijëra nxënës dhe mësues po zhvillojnë procesin mësimor në institucione të sigurta, moderne dhe dinjitoze sikurse bashkëmoshatarët e tyre në vendet e Bashkimit......

Investimet e huaja direkte në “paradoks” me ekonominë - Beqiri: Duhen projekte madhore, bujqësia dhe turizmi, nevojë urgjente për investime
Ndonëse treguesit e fundit kanë rezultuar pozitiv përsa i përket rritjes së investimeve të huaja direkte, por ekspertët theksojnë se ende nuk kanë ndikuar......

Dështimi i gjykatave administrative, dosjet presin prej 7 vitesh - Avokatja Hysi: Më problematike çështjet e pronave, bizneset pa zgjidhje
Në mes të shqetësimeve që ka ngritur reduktimi i apeleve në një të vetëm, Avokatja Vasilika Hysi paralajmëron situatë edhe me të mprehtë në Gjykatat......