Stacioni i trenit kthehet në Tiranë - ARRSH hap tenderin për segmentin 4.2 km, fondi limit 1.5 mld lekë

Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë parashikohet të kushtojë 1.5 mld lekë, pa TVSH teksa Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin për ndërtimin e segementit, si pjesë e linjës Durrës–Tiranë–Rinas.
Projekti parashikon ndërtimin e një segmenti hekurudhor prej rreth 4.2 kilometrash, që do të lidhë Terminalin e Transportit Publik, pranë kthesës së Kamzës me Stacionin Qendror në kryeqytet. Linja, e konceptuar me një shinë dhe e dedikuar kryesisht për transport urban dhe interurban, do të përfshijë dy ndalesa ndërmjetëse, ndërsa trenat ndërqytetës do të përfundojnë udhëtimin në terminal dhe nuk do të hyjnë në qendër.
Projekti përfshin ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore, si mbikalim mbi Unazën e Madhe, si dhe nënkalime e mbikalime për këmbësorët. Linja hekurudhore ndjek pjesërisht trase ekzistuese dhe më pas integrohet në Bulevardin e Ri të Tiranës, duke u përshtatur me zhvillimin urban të zonës. Në segmentet brenda qytetit parashikohet ndarje nga trafiku rrugor, ndërsa në disa zona trenat do të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për arsye sigurie dhe integrimi urban. Në total, ndërhyrja prek mbi 70 mijë metra katrorë tokë dhe rreth 120 objekte, ndërsa synimi kryesor mbetet ulja e trafikut, ndotjes dhe rritja e rolit të transportit publik në kryeqytet.
Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që sipas autoriteteve elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në 3 - mujorin e parë 2027.
Malaj: Të angazhuar për ndërtimin e një sistemi auditimi të brendshëm cilësor dhe të besueshëm
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në konferencën “Fuqizimi i Auditit të Brendshëm”, e cila u......
Rama: OBP, kapërcim i madh për transparencën dhe eficiencën në tendera
Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke e konsideruar si një nga instrumentet kryesore të reformës në......
Prokurimet me IA, qeveria nis projektin për sistemin e ri - Rama: Shqipëria me tregues më pozitivë se mesatarja e BE për ofertuesit
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se po punohet për ngritjen e një sistemi të ri për prokurimet publike, i cili do të bazohet në inteligjencën......
A po bëhet Shqipëria destinacion i ri i të huajve? Infrastruktura në përmirësim dhe siguria po i japin vendit një imazh më modern
Që nga fillimi i vitit 2026, Shqipëria po shfaq një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së jetës, i nxitur nga forcimi i lidhjeve ndërkombëtare, zgjerimi i......
Bizneset, mbi 2200 shkelje të konstatuara - Nga moslëshimi i faturës tatimore, tek punonjësit e padeklaruar
Bizneset janë kapur me një sërë shkeljesh gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik. Drejtoria e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren në Drejtorinë e......
Shqiptarët flasin më pak, por konsumojnë më shumë internet - AKEP: Rrjetet sociale dhe komunikimi online po ndryshojnë sjelljen e përdoruesve
Përdorimi i internetit në telefonat celularë vijon të rritet me ritme të shpejta në Shqipëri, ndërsa qytetarët po largohen gjithnjë e më shumë nga komunikimi......
Sa është kthimi nga investimi në pronat e bregdetit? Durrësi kryeson me 5.7% në vit, pasohet nga Golemi dhe Saranda
Blerja e një shtëpie në Shqipëri po shihet gjithnjë e më shumë jo vetëm si një investim për banim, por edhe si një mënyrë për të gjeneruar të ardhura të......
Shfrytëzimi i mineraleve, 525 leje aktive - Kromi e guri gëlqeror dominojnë prodhimin, AKBN publikon të dhënat e fundit
Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore tregojnë se gjatë viteve 2021–2025 prodhimi i mineraleve metalike dhe materialeve ndërtimore ka shfaqur......


