Sa është kthimi nga investimi në pronat e bregdetit? Durrësi kryeson me 5.7% në vit, pasohet nga Golemi dhe Saranda

Blerja e një shtëpie në Shqipëri po shihet gjithnjë e më shumë jo vetëm si një investim për banim, por edhe si një mënyrë për të gjeneruar të ardhura të qëndrueshme nga qiraja.
Sipas studimit, tregjet bregdetare në Shqipëri po rezultojnë më të forta për sa i përket të ardhurave nga qiraja krahasuar me shumë zona të tjera të vendit. Në raport theksohet se apartamentet me dy dhoma gjumi në zonën e Plazhit të Durrësit dhe Golemit arrijnë një kthim neto rreth 5.7%, duke e bërë këtë një nga tregjet më tërheqëse për investitorët. Bazuar në këtë vlerë rezulton se një apartment i tillë arrin ti kthejë investuesit vlerën totale pas 17.5 vitesh. Edhe Gjiri i Lalzit po shfaqet si një zonë premtuese për investime në prona, me kthim nga qiraja që arrin rreth 5.2%
Ndërkohë, në Vlorë, konkretisht në zonën e Lungomares, apartamentet me dy dhoma gjumi arrijnë një kthim neto rreth 4.3%, ndërsa në Sarandë norma neto e fitimit llogaritet rreth 4.4%. Këto shifra tregojnë se bregdeti shqiptar vazhdon të mbetet një nga segmentet më fitimprurëse të tregut imobiliar, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
Megjithatë, fitimi më i lartë vjen edhe me më shumë paqëndrueshmëri. Një apartament në Astir në Tiranë mund të ketë më pak fitim potencial, por konsiderohet më i qëndrueshëm për qira afatgjatë gjatë gjithë vitit. Nga ana tjetër, një apartament në Sarandë apo Golem mund të sjellë të ardhura shumë të larta gjatë verës, por kërkon menaxhim më të kujdesshëm dhe llogaritje konservatore për muajt e dimrit kur kërkesa bie.
Studimi i Investropa nënvizon se zona e Durrësit dhe Golemit ka një avantazh të veçantë pasi qiratë mbështeten jo vetëm nga turistët sezonalë, por edhe nga përdorimi në platformat e qirave afatshkurtra. Për apartamentet me dy dhoma gjumi në këtë zonë, kthimi bruto arrin rreth 7.7%, ndërsa fitimi neto mbetet në nivelin 5.7%, një raport që konsiderohet shumë konkurrues për tregun shqiptar.
Në Lungomaren e Vlorës, kthimi bruto për apartamentet e ngjashme llogaritet rreth 6.6%, ndërsa në qendër të Sarandës arrin rreth 6.8%. Sipas analizës, përfundimi praktik është se matematika e fitimit nga qiratë në bregdetin shqiptar mund të jetë shumë e fortë, por vetëm në rastet kur prona ndodhet në një zonë me kërkesë reale turistike dhe menaxhohet në mënyrë efikase.
Shfrytëzimi i mineraleve, 525 leje aktive - Kromi e guri gëlqeror dominojnë prodhimin, AKBN publikon të dhënat e fundit
Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore tregojnë se gjatë viteve 2021–2025 prodhimi i mineraleve metalike dhe materialeve ndërtimore ka shfaqur......
“Zgjerimi i BE-së është një zgjedhje strategjike” - Ministri Hoxha në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE dhe homologëve nga Ballkani......
Shpenzohet më shumë për strehim dhe shërbime - Cilat kryeqytete të BE-së kanë qira më të larta se pagat minimale?
Faturat e strehimit dhe të shërbimeve janë kategoria më e madhe e shpenzimeve për familjet evropiane. Sipas shifrave më të fundit të Eurostat, 23.6% e......
Obligacionet dominojnë borxhin e brendshëm - 78% e stokut mbahet në instrumente afatgjata. Bankat mbeten investitorët kryesorë
Bonot e thesarit 12-mujore dhe obligacionet 5-vjeçare vijojnë të jenë titujt qeveritarë më të preferuar për investim. Borxhi i brendshëm përbëhet nga......
Kreditë me probleme rikthehen në 3.85% në mars/ Bankat ruajnë stabilitetin, huatë e këqija mbeten poshtë nivelit 4%
Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar u rrit lehtë në 3.85% në fund të muajit mars 2026, pas nivelit 3.8% të regjistruar në shkurt. Të......
Familjet amerikane, borxh rekord prej 18.8 trilionë USD - Normat e vonesave në pagesa po rriten në kartat e kreditit, kreditë studentore
Borxhi i familjeve në SHBA arriti në një rekord prej 18.8 trilionë dollarësh në tremujorin e katërt të vitit 2025, 4.6 trilionë dollarë më shumë krahasuar me......
Java nis pozitivisht për valutat e huaja – Forcohen Dollari dhe Euro
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës gjatë këtyre dy ditëve duke e nisur javën pozitivisht teksa është blerë këtë mëngjes me 80.5 lekë dhe është......
“Bota ka humbur rreth 1 mld fuçi naftë në dy muaj” - Kreu i Aramco paralajmëron ngadalësimin e rimëkëmbjes së tregut
Bota ka humbur rreth 1 miliard fuçi naftë gjatë dy muajve të fundit dhe tregjet e energjisë do të duhet kohë për t'u stabilizuar edhe nëse flukset......


