A po bëhet Shqipëria destinacion i ri i të huajve? Infrastruktura në përmirësim dhe siguria po i japin vendit një imazh më modern

Që nga fillimi i vitit 2026, Shqipëria po shfaq një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së jetës, i nxitur nga forcimi i lidhjeve ndërkombëtare, zgjerimi i shërbimeve për të huajt dhe rritja e një komuniteti gjithnjë e më të larmishëm emigrantësh.
Një nga zhvillimet më të dukshme në dy–tre vitet e fundit ka qenë përmirësimi i infrastrukturës së transportit ajror dhe zhvillimi i projekteve të reja turistike dhe rezidenciale përgjatë bregdetit apo dhe në Tiranë. Këto ndryshime kanë bërë më të lehtë ardhjen dhe vendosjen e të huajve dhe emigrantëve në vend.
Megjithatë, studimi I Investropa thekson se përballueshmëria e strehimit në Tiranë mbetet një nga sfidat kryesore. Të dhënat e tregut të pasurive të paluajtshme tregojnë një rritje të fortë të çmimeve, duke shtyrë më lart si qiratë ashtu edhe vlerën e pronave, veçanërisht në zonat e preferuara si Blloku dhe Komuna e Parisit.
Në aspektin e sigurisë, vendi nuk konsiderohet më një destinacion me rrezik për emigrantët. Krimi i dhunshëm ndaj të huajve mbetet shumë i rrallë dhe niveli i përgjithshëm i sigurisë është i krahasueshëm me vendet e tjera të Europës.
Problemet më të zakonshme lidhen me vjedhje të vogla në zona të mbushura me njerëz, mashtrime të rastit ndaj turistëve dhe sjellje agresive në trafik, më shumë sesa me rreziqe serioze për sigurinë personale.
Sipas studimit, zonat më të sigurta dhe më të preferuara për emigrantët në Tiranë përfshijnë Bllokun, Komunën e Parisit, zonën e Liqenit Artificial (Parku i Madh) dhe qendrën e qytetit, të cilat karakterizohen nga ndriçim i mirë, jetë aktive dhe infrastrukturë e përshtatshme për këmbësorë.
Po ashtu, vlerësohet se gratë mund të jetojnë të vetme në mënyrë të sigurt në Shqipëri, me kusht që të ndjekin masat standarde të sigurisë urbane, si përdorimi i rrugëve të ndriçuara, aplikacioneve të transportit dhe kujdesi në zonat e jetës së natës.
Bizneset, mbi 2200 shkelje të konstatuara - Nga moslëshimi i faturës tatimore, tek punonjësit e padeklaruar
Bizneset janë kapur me një sërë shkeljesh gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik. Drejtoria e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren në Drejtorinë e......
Shqiptarët flasin më pak, por konsumojnë më shumë internet - AKEP: Rrjetet sociale dhe komunikimi online po ndryshojnë sjelljen e përdoruesve
Përdorimi i internetit në telefonat celularë vijon të rritet me ritme të shpejta në Shqipëri, ndërsa qytetarët po largohen gjithnjë e më shumë nga komunikimi......
Sa është kthimi nga investimi në pronat e bregdetit? Durrësi kryeson me 5.7% në vit, pasohet nga Golemi dhe Saranda
Blerja e një shtëpie në Shqipëri po shihet gjithnjë e më shumë jo vetëm si një investim për banim, por edhe si një mënyrë për të gjeneruar të ardhura të......
Shfrytëzimi i mineraleve, 525 leje aktive - Kromi e guri gëlqeror dominojnë prodhimin, AKBN publikon të dhënat e fundit
Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore tregojnë se gjatë viteve 2021–2025 prodhimi i mineraleve metalike dhe materialeve ndërtimore ka shfaqur......
“Zgjerimi i BE-së është një zgjedhje strategjike” - Ministri Hoxha në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE dhe homologëve nga Ballkani......
Shpenzohet më shumë për strehim dhe shërbime - Cilat kryeqytete të BE-së kanë qira më të larta se pagat minimale?
Faturat e strehimit dhe të shërbimeve janë kategoria më e madhe e shpenzimeve për familjet evropiane. Sipas shifrave më të fundit të Eurostat, 23.6% e......
Obligacionet dominojnë borxhin e brendshëm - 78% e stokut mbahet në instrumente afatgjata. Bankat mbeten investitorët kryesorë
Bonot e thesarit 12-mujore dhe obligacionet 5-vjeçare vijojnë të jenë titujt qeveritarë më të preferuar për investim. Borxhi i brendshëm përbëhet nga......
Kreditë me probleme rikthehen në 3.85% në mars/ Bankat ruajnë stabilitetin, huatë e këqija mbeten poshtë nivelit 4%
Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar u rrit lehtë në 3.85% në fund të muajit mars 2026, pas nivelit 3.8% të regjistruar në shkurt. Të......


