Shfrytëzimi i mineraleve, 525 leje aktive - Kromi e guri gëlqeror dominojnë prodhimin, AKBN publikon të dhënat e fundit

Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore tregojnë se gjatë viteve 2021–2025 prodhimi i mineraleve metalike dhe materialeve ndërtimore ka shfaqur luhatje, por me një peshë të konsiderueshme të kromit dhe materialeve për ndërtim.
Sipas të dhënave të sapopublikuara nga AKBN, prodhimi i kromit ka mbetur në nivele të larta ndër vite, duke arritur mbi 952 mijë ton në vitin 2024, ndërsa për 6-mujorin e parë të vitit 2025 janë prodhuar mbi 431 mijë ton. Ky mineral përfaqëson një nga burimet kryesore të industrisë nxjerrëse në vend, me aktivitet të përqendruar kryesisht në rajonin e Bulqizës, por edhe në Kukës, Tropojë dhe Has.
Në të njëjtën periudhë, bakri ka shënuar gjithashtu nivele të konsiderueshme prodhimi, duke arritur rreth 829 mijë ton në vitin 2024, ndërsa për 6-mujorin e parë të 2025 janë prodhuar afro 380 mijë ton. Ndërkohë, materiale si guri gëlqeror, argjila dhe rëra bituminoze vijojnë të kenë rol të rëndësishëm në industrinë e ndërtimit, me prodhim që në disa raste arrin qindra mijëra ton në vit. Guri gëlqeror është dhe minerali me prodhimin më të lartë, në vitet e fundit.
Ndërkohë, disa minerale të tjera si ligniti apo kuarci kanë një peshë më të kufizuar në totalin e prodhimit.
Sa i përket aktivitetit minerar, deri në fund të nëntorit 2025 rezultojnë 525 leje shfrytëzimi aktive në të gjithë vendin. Pjesa më e madhe e tyre i përket kromit, me 212 leje, duke konfirmuar edhe një herë dominimin e këtij sektori. Pas tij renditen guri gëlqeror me 147 leje dhe gurët dekorativë me 71 leje.
Mineralet e tjera kanë një numër më të kufizuar lejesh, ku përfshihen hekuri dhe nikeli me 28 leje, bakri me 17, ndërsa materialet si qymyri, bitumi dhe rërat bituminoze përfaqësohen nga 14 leje. Ndërkohë, gipsi dhe mineralet e tjera kanë një prani më të vogël në aktivitetin shfrytëzues.
“Zgjerimi i BE-së është një zgjedhje strategjike” - Ministri Hoxha në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE dhe homologëve nga Ballkani......
Shpenzohet më shumë për strehim dhe shërbime - Cilat kryeqytete të BE-së kanë qira më të larta se pagat minimale?
Faturat e strehimit dhe të shërbimeve janë kategoria më e madhe e shpenzimeve për familjet evropiane. Sipas shifrave më të fundit të Eurostat, 23.6% e......
Obligacionet dominojnë borxhin e brendshëm - 78% e stokut mbahet në instrumente afatgjata. Bankat mbeten investitorët kryesorë
Bonot e thesarit 12-mujore dhe obligacionet 5-vjeçare vijojnë të jenë titujt qeveritarë më të preferuar për investim. Borxhi i brendshëm përbëhet nga......
Kreditë me probleme rikthehen në 3.85% në mars/ Bankat ruajnë stabilitetin, huatë e këqija mbeten poshtë nivelit 4%
Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar u rrit lehtë në 3.85% në fund të muajit mars 2026, pas nivelit 3.8% të regjistruar në shkurt. Të......
Familjet amerikane, borxh rekord prej 18.8 trilionë USD - Normat e vonesave në pagesa po rriten në kartat e kreditit, kreditë studentore
Borxhi i familjeve në SHBA arriti në një rekord prej 18.8 trilionë dollarësh në tremujorin e katërt të vitit 2025, 4.6 trilionë dollarë më shumë krahasuar me......
Java nis pozitivisht për valutat e huaja – Forcohen Dollari dhe Euro
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës gjatë këtyre dy ditëve duke e nisur javën pozitivisht teksa është blerë këtë mëngjes me 80.5 lekë dhe është......
“Bota ka humbur rreth 1 mld fuçi naftë në dy muaj” - Kreu i Aramco paralajmëron ngadalësimin e rimëkëmbjes së tregut
Bota ka humbur rreth 1 miliard fuçi naftë gjatë dy muajve të fundit dhe tregjet e energjisë do të duhet kohë për t'u stabilizuar edhe nëse flukset......
Trump “rrëzon” përgjigjen iraniane për armëpushim - “Është krejtësisht të papranueshme”. Çfarë pritet të ndodhë tani?
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kushtet e Iranit për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, pasi Republika Islamike iu përgjigj......


