Tregtarët ambulantë/ DPT: Nuk kanë detyrim për faturë apo dokumentacion tatimor!
Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.
Ky përjashtim parashikohet në ligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”.
Gjithashtu, ligji “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, përcakton qartë statusin dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tregtarëve ambulantë.
Detyrimet e vetme të një tregtari ambulant janë: të jetë mbi moshën 16 vjeç; të jetë i vetëpunësuar dhe të mos punësojë persona të tjerë; të tregtojë në hapësira publike me leje të lëshuar nga bashkia përkatëse; të jetë i regjistruar si ambulant pranë Drejtorisë rajonale Tatimore; të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; tarifën për zënien e hapësirës publike; taksat bashkiake të aplikueshme.
Administrata Tatimore thotë se mbetet e angazhuar në krijimin e një klime besimi dhe bashkëpunimi me qytetarët, duke garantuar që çdo politikë tatimore të zbatohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe të kuptueshme për të gjithë.

AMA dhe Inspektoriati i Punës, marrëveshje bashkëpunimi - Krasniqi: Kushtet e punës për punonjësit e medias, thelbësore për integrimin në BE
Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës, zhvilluan një tryezë diskutimi me në fokus marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy......

Rama: 4.76 milionë vizitorë të huaj në gjashtë muajt e parë të 2025!
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria ka tërhequr tërhoqën 4.76 milionë të huaj gjatë 6 muajve të këtij viti, shifër kjo e cila tregon një rritje......

Eksporti i mallrave ushtarake - Ministria e Mbrojtjes zgjat vlefshmërinë e licencave nga një në dy vjet
Çdo eksport i mallrave ushtarake dhe atyre me përdorim të dyfishtë bëhet me licencë dhe i nënshtrohet një vlerësimi të rrezikut. Ministria e Mbrojtjes ka......

Online çdo ditë, por “analfabetë” digjitalë - Shqiptarët përdorin shumë internet, por kanë pak aftësi digjitale
Brezi i ri nga 16 deri në 29 vjeç e ka çuar Shqipërinë në top 4 vendet në Europë për përdorimin e përditshëm të internetit, duke lundruar kryesisht në......

Mbrojtja e pronësisë industriale/ DPPI bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Tregtisë!
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, me......

3.9 mld lekë për transportin rrugor në 4 muaj - Realizimi i buxhetit, si u shpenzuan paratë për projektet me financim të brendshëm e të huaj
Shpenzimet për transportin rrugor arritën në gati 3.9 mld lekë gjatë 4-mujorit të parë 2025, duke shënuar një realizim më të lartë në vlerë nominale, por më......

“Çmim dysheme për internetin” - Operatorët: Është dëmtuar tregu nga autorizimet e shumta. AKEP: Do të ketë pezullim
Numri i madh i autorizimeve të subjekteve që ofrojnë shërbime interneti para janarit të vitit 2025, ka dëmtuar tregun. Ndërkohë, ka edhe prej tyre që vijojnë......

AAPSK rrit me rreth 72% të ardhurat nga qiradhënia në 6-mujorin e parë të vitit 2025!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia në......