Shqipëria Postuar më 16 Shkurt 2026, 17:51

Kryeministri Rama në Prishtinë, Kurti: Folëm për sfidat e përbashkëta dhe marrëveshjet dypalëshe

Nga SCAN TV

Kryeministri Rama në Prishtinë, Kurti: Folëm për sfidat e

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili ishte për vizitë zyrtare në Prishtinë, se palët kanë diskutuar për marrëveshjet dypalëshe dhe sfidat e përbashkëta. Me anë të një postimi në rrjetet sociale bashkë me foto nga takimi, Kurti ka shtuar se me Ramën kanë diskutuar për mundësinë e shtimit të marrëveshjeve dypalëshe. “Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë. Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë u prit edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat