Shqipëria Postuar më 15 Korrik 2025, 14:11

Eksporti i mallrave ushtarake - Ministria e Mbrojtjes zgjat vlefshmërinë e licencave nga një në dy vjet

Nga Ledina Elezi

Eksporti i mallrave ushtarake - Ministria e Mbrojtjes zgjat

Çdo eksport i mallrave ushtarake dhe atyre me përdorim të dyfishtë bëhet me licencë dhe i nënshtrohet një vlerësimi të rrezikut. Ministria e Mbrojtjes ka vendosur që të zgjasë afatin e vlefshmërisë së licencave nga një vit në dy vjet për eksportin e këtyre mallrave.

Është publikuar për konsultim publik një projektligj lidhur me disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë.

Ligji ekzistues nuk përmbante dispozita të mjaftueshme për mallrat që nuk janë të listuara, por që mund të përdoren për zhvillimin ose përhapjen e armëve të ndaluara. Për sa i përket dhënies së licencës, janë shtuar disa kritere të BE-së, me qëllim përputhjen e praktikave shqiptare me ato të shteteve anëtare.

Mallra me përdorim të dyfishtë përfshijnë programe kompjuterike dhe teknologji, të cilat mund të përdoren për qëllime civile dhe ushtarake, si dhe përfshijnë mallra që mund të përdoren për projektimin ose përdorimin e armëve bërthamore, kimike ose biologjike apo të mjeteve për shpërndarjen e tyre.

Për herë të parë do të bëhet kontrolli i mallrave të palistuara për mbikëqyrje kibernetike, nëse ato përdoren për shtypje të brendshme ose shkelje të të drejtave të njeriut. Pra, për herë të parë kemi kontrollin e atyre mallrave që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e fshehtë të individëve përmes telefonit apo pajisjeve të tjera elektronike.

Nga ana tjetër, risi është përfshirja e tetë kritereve të BE-së për vlerësimin e kërkesave për licencim. Kriteret përfshijnë respektimin e detyrimeve ndërkombëtare, të drejtave të njeriut, situatës së brendshme në vendin e destinacionit, stabilitetit rajonal, sigurisë kombëtare, sjelljes ndërkombëtare të vendit pritës, rrezikut të devijimit dhe përshtatshmërisë ekonomike të eksportit.

Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve lëshon licenca individuale, globale apo të përgjithshme për eksportin e artikujve me përdorim të dyfishtë. Këto ndryshime vijnë në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.

Eksporti i mallrave ushtarake - Ministria e Mbrojtjes zgjat Eksporti i mallrave ushtarake - Ministria e Mbrojtjes zgjat

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat