Mbrojtja e pronësisë industriale/ DPPI bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Tregtisë!
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim që të forcojnë ndërgjegjësimin dhe të rrisin kapacitetet e sipërmarrjeve shqiptare në fushën e pronësisë industriale.
Ky bashkëpunim, i cili është nënshkruar nga drejtorja e përgjithshme e komanduar e DPPI, Maria Solis Kapidani, dhe drejtori ekzekutiv i AmCham Albania, Neritan Mullaj, ka për qëllim mbështetjen e bizneseve shqiptare në procesin e njohjes, mbrojtjes dhe promovimit të aseteve të lidhura me inovacionin dhe konkurrueshmërinë në treg.
Marrëveshja parashikon një sërë aktivitetesh, përfshirë ofrimin e konsulencës teknike nga ekspertët e DPPI për anëtarët e AmCham, organizimin e trajnimeve profesionale dhe sesioneve informuese mbi temat e pronësisë industriale, si dhe zhvillimin e tryezave të përbashkëta me aktorët e tregut për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që ofron ky sektor.
Gjithashtu, do të nxisin projekte të përbashkëta që do të ndihmojnë ndërmarrjet shqiptare të kuptojnë rëndësinë e mbrojtjes ligjore të risive të tyre dhe të sigurojnë një avantazh të qëndrueshëm në tregun global.

3.9 mld lekë për transportin rrugor në 4 muaj - Realizimi i buxhetit, si u shpenzuan paratë për projektet me financim të brendshëm e të huaj
Shpenzimet për transportin rrugor arritën në gati 3.9 mld lekë gjatë 4-mujorit të parë 2025, duke shënuar një realizim më të lartë në vlerë nominale, por më......

“Çmim dysheme për internetin” - Operatorët: Është dëmtuar tregu nga autorizimet e shumta. AKEP: Do të ketë pezullim
Numri i madh i autorizimeve të subjekteve që ofrojnë shërbime interneti para janarit të vitit 2025, ka dëmtuar tregun. Ndërkohë, ka edhe prej tyre që vijojnë......

AAPSK rrit me rreth 72% të ardhurat nga qiradhënia në 6-mujorin e parë të vitit 2025!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia në......

Formimi profesional/ Gonxhja: Mbi 10 mijë trajnime përgjatë 12 muajve të fundit!
Në 12 muajt e fundit, Qendrat e Formimit Profesional kanë ofruar mundësi të shumta për aftësimin e qytetarëve, duke mbështetur strategjinë për forcimin e......

19 vatra zjarri të raportuara gjatë 24 orëve të fundit – AKMC informon mbi situatën aktuale në vend!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra......

Sa të shpejtë e kanë shqiptarët internetin? Renditemi në vendin e 77-të në botë. Kryeson Singapori
Interneti është bërë një ndër pjesët më të pandashme të jetës sonë të përditshme. Gjithnjë e më shumë kohë po kalojmë të lidhur me rrjetin, si për punë,......

Kursim nga ndriçimi rrugor LED - Përfitime për buxhetin lokal, bashkitë shkurtojnë shpenzimet për energjinë elektrike
Bashkia e Himarës do të jetë ndër pak nga njësitë vendore në vend që do të zbatojë ndriçimin rrugor me teknologji LED në rrjetin e saj rrugor. Kontrata për......

Detyrim vetëdeklarimi i adresës së banesës në e-Albania - Publikohet në fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi vendimi i qeverisë
Duke nisur nga dita e sotme shtetasit me vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të kryejnë deklarimin, ndryshimin ose......