Këshilli Mbikqyrës i BSH, Ervin Mete: E ardhmja e financave, integrimi në BE dhe rekomandimet e FMN

Në fjalën e tij të paraqitjes së platformës për të qenë pjesë e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë ish ministri i Financave Ervin Mete tha para deputetëve se:
“Sistemi financiar në Shqipëri ka kaluar në një proces konsolidimi të vazhdueshëm gjatë viteve të fundit, kjo veçanërisht edhe pas masave të ndërmarra në periudhën pas krizës financiare globale. Këto masa janë konceptuar dhe zbatuar në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, duke synuar forcimin e qëndrueshmërisë, rritjen e mbikëqyrjes dhe përmirësimin e kuadrit rregullator.
Një nga dokumentet themelore që ka shërbyer si udhërrëfyes për këtë proces reformues ka qenë ushtrimi FSAP 2013 (Financial Sector Assessment Program), i realizuar bashkërisht nga FMN dhe Banka Botërore. Ai parashikonte ndërhyrje në thuajse të gjithë spektrin e sektorit financiar – nga politikat fiskale dhe stabiliteti makroekonomik, te kuadri rregullator dhe mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Një pjesë e konsiderueshme e këtyre rekomandimeve, veçanërisht ato që kanë kërkuar ndryshime ligjore, janë trajtuar edhe nga ky Komision dhe gjej rastin t’ju falënderoj për kontributin tuaj në forcimin e arkitekturës institucionale dhe rregullatore të sistemit financiar.
Për shkak të funksioneve që kam mbajtur ndër vite, kam qenë thelbësisht i përfshirë në konceptimin dhe zbatimin e një pjese të madhe të këtyre reformave, ku FSAP ka luajtur një rol orientues shumë të rëndësishëm. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij ushtrimi, gjatë kohës që mbaja detyrën e Ministrit të Financave, së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë kemi kërkuar një vlerësim të ri. Ky proces tashmë ka nisur – FSAP 2026.
Në fushën bankare, ushtrimi aktual do të fokusohet në disa prioritete kyçe për fazën ku ndodhet sistemi ynë financiar: mbrojtja e konsumatorit, dixhitalizimi i shërbimeve dhe infrastrukturave financiare, aplikimi i plotë i parimeve të Bazelit dhe forcimi i kapaciteteve mbikëqyrëse. Ushtrimi pritet të përfshijë edhe një stress test të sistemit bankar, me qëllim evidentimin e vulnerabiliteteve të mundshme dhe vlerësimin e qëndrueshmërisë në skenarë të ndryshëm makroekonomikë.
Rezultatet e këtij procesi, që pritet të përfundojë brenda këtij viti, do të shërbejnë si udhërrëfyes për prioritetet reformuese të paktën për pesë vitet e ardhshme.
Shtylla e dytë strategjike është integrimi europian. Kam drejtuar Kapitullin 9 “Shërbimet Financiare” në rolin e negociatorit gjatë procesit të screening, çka më ka dhënë një njohje të thelluar të kërkesave të Bashkimit Europian në këtë fushë. Procesi i përafrimit nuk kufizohet vetëm në ndryshime ligjore, por kërkon edhe harmonizim institucional, forcim të sistemeve dhe standardeve mbikëqyrëse.
Në këtë drejtim, Shqipëria ka shënuar progres konkret. Kemi qenë ndër vendet e para të rajonit që jemi anëtarësuar në SEPA, duke krijuar kushte për integrim më të thellë të pagesave me tregun europian. Paralelisht, po punohet për finalizimin e ekuivalentimit të mbikëqyrjes me Bashkimin Europian, një proces me ndikim të drejtpërdrejtë edhe në aspekte rregullatore, përfshirë kërkesat për kapital dhe menaxhimin e riskut.
Këto dy shtylla – rekomandimet e FSAP dhe kërkesat e procesit të integrimit europian – do të përbëjnë drejtimet kryesore që do të ndikojnë reformat dhe ndërhyrjet në sistemin bankar dhe më gjerë në sistemin financiar në vitet në vijim.
Nisur nga përvoja ime relativisht e gjatë në sistemin financiar, përfshirja direkte në hartimin dhe zbatimin e reformave, si dhe njohuritë e thelluara të proceseve ndërkombëtare të vlerësimit dhe integrimit, besoj se eksperienca ime do të ishte një vlerë e shtuar në mozaikun e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Qëllimi im do të ishte të kontribuoj në një vendimmarrje sa më të konsoliduar, të balancuar dhe të orientuar drejt stabilitetit afatgjatë financiar, në përmbushje të plotë të mandatit dhe funksioneve të këtij institucioni kyç për stabilitetin financiar, politikën monetare dhe ekonominë e vendit në përgjithësi”.
Kryeministri Edi Rama në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Albin Kurti
Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në vijim të vizitës së tij të punës në Kosovë, Rama u prit me ceremoni......
Sa na kushton certifikimi i eksporteve Bio? - Hysenaj: Kosto për kompanitë e reja, arrijnë deri në 10 mijë euro në vit
Eksporti i produkteve shqiptare drejt Bashkimit Europian vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme, kryesisht në lidhje me standardet dhe certifikimet e......
Diaspora shqiptare 2025: Rreth 2.25 milionë jashtë vendit, shumica në moshë pune!
Dhoma e Biznesit të Diasporës ka publikuar të dhëna të reja që hedhin dritë mbi potencialin ekonomik dhe demografik të shqiptarëve jashtë kufijve të vendit.......
Kredia mbi 5 vite “merr frenat” e tregut financiar - Individët kryesojnë huanë afatgjatë në lekë. Biznesi udhëheq investimet kapitale në valutë
Sistemi financiar shqiptar e mbyll vitin 2025 me një vëllim rekord të huasë për ekonominë, duke arritur në total vlerën e 929 miliardë lekëve. Kjo shifër,......
Rritje e moderuar e bizneseve në fund të 2025-ës/ Shqipëria, me performancë mbi mesataren në Evropë. Irlanda, me rënien më të fortë
Agjencia Europiane e Statistikave ka publikuar disa të dhëna mbi regjistrimet e bizneseve të reja në Bashkimin Europian. Në tremujorin e katërt të vitit......
Integrimi, duhen 6 mld euro për ujësjellës-kanalizimet/ Nevojat për investime, miratohet programi 50 mln euro. Ndërhyrje në disa zona
Arritja e objektivave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në sektorin e ujësjellës - kanalizime kërkon rreth 6 mld euro. Shifrat janë bërë publike nga......
Kryeministri Edi Rama, vizitë pune në Kosovë – Në vigjilje të ditës së shpalljes së pavarësisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur sot një vizitë pune në Kosovë. Takimin e parë kreu Rama e zhvilloi me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.......
Sa të sigurta janë sistemet kritike të Shqipërisë? - AKSK: 20 incidente kibernetike më shumë në 2025. Qindra kredenciale të ekspozuara
Shqipëria është përballur me 51 incidente kibernetike në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit gjatë vitit të kaluar. Bëhet fjalë për......


