3.9 mld lekë për transportin rrugor në 4 muaj - Realizimi i buxhetit, si u shpenzuan paratë për projektet me financim të brendshëm e të huaj
Shpenzimet për transportin rrugor arritën në gati 3.9 mld lekë gjatë 4-mujorit të parë 2025, duke shënuar një realizim më të lartë në vlerë nominale, por më të ulët në përqindje në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave nga Raporti i Monitorimit të Buxhetit, i publikuar nga Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë, realizimi i shpenzimeve kapitale me financim të brendshëm të programit për 4 - mujorin e parë të vitit 2025, ka një realizim në masën 2.9 mld lekë apo 11% e planit, ndërsa gjatë periudhës janar - prill 2024 realizimi ishte 16% e fondeve të palnifikuara.
Shpenzimet kapitale me financim të brendshëm të programit realizohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me plan të shpenzimeve kapitale prej 5.7 mld lekë për projektet koncensionare të infrastrukturës rrugore, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me plan të shpenzimeve kapitale prej 20.4 mld lekë për zbatimin e projekteve infrastrukturore si dhe nga Instituti Studimeve të Transportit Tiranë, me plan të shpenzimeve kapitale prej 3 milion lekë.
Ndërkaq, edhe realizimi i shpenzimeve kapitale me financim të huaj këtë vit ka një realizim më të ulët në vlerë nominale dhe në % krahasuar me periudhën referuese të vitit 2024. Shpenzimet për 4-mujorin rezultojnë në 364 mln lekë apo 10% e planit.
Këto shpenzime realizohen gjithashtu nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për disa projekte, sikurse janë ndërtimi i segmentit rrugor Qukës – Qafë Plloçë, bypassi i Tiranës, përmirësimi dhe rehabilitimi i urave si dhe studim projektime për Urën e Vjosës, Beshirit, etj.
Pjesa tjetër e shpenzimet për transportin rrugor ka shkuar për paga apo shpenzime të tjera korrente, me një vlerë prej 631.4 mln lekë.

“Çmim dysheme për internetin” - Operatorët: Është dëmtuar tregu nga autorizimet e shumta. AKEP: Do të ketë pezullim
Numri i madh i autorizimeve të subjekteve që ofrojnë shërbime interneti para janarit të vitit 2025, ka dëmtuar tregun. Ndërkohë, ka edhe prej tyre që vijojnë......

AAPSK rrit me rreth 72% të ardhurat nga qiradhënia në 6-mujorin e parë të vitit 2025!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia në......

Formimi profesional/ Gonxhja: Mbi 10 mijë trajnime përgjatë 12 muajve të fundit!
Në 12 muajt e fundit, Qendrat e Formimit Profesional kanë ofruar mundësi të shumta për aftësimin e qytetarëve, duke mbështetur strategjinë për forcimin e......

19 vatra zjarri të raportuara gjatë 24 orëve të fundit – AKMC informon mbi situatën aktuale në vend!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra......

Sa të shpejtë e kanë shqiptarët internetin? Renditemi në vendin e 77-të në botë. Kryeson Singapori
Interneti është bërë një ndër pjesët më të pandashme të jetës sonë të përditshme. Gjithnjë e më shumë kohë po kalojmë të lidhur me rrjetin, si për punë,......

Kursim nga ndriçimi rrugor LED - Përfitime për buxhetin lokal, bashkitë shkurtojnë shpenzimet për energjinë elektrike
Bashkia e Himarës do të jetë ndër pak nga njësitë vendore në vend që do të zbatojë ndriçimin rrugor me teknologji LED në rrjetin e saj rrugor. Kontrata për......

Detyrim vetëdeklarimi i adresës së banesës në e-Albania - Publikohet në fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi vendimi i qeverisë
Duke nisur nga dita e sotme shtetasit me vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të kryejnë deklarimin, ndryshimin ose......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Çfarë ka ndodhur sot me monedhat e huaja?
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën në rritje të lehtë të vlerës ka pësuar zbritje të saj në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 82.9 lekë......