Transformim urban në Sarandë - FSHZH: 270.4 mln lekë për rrugën “Butrinti”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për transformimin urban në hapësira publike kryesore, rikualifikimi i rrugës “Butrinti”, Sarandë. Fondi limit arrin shifrën 270 milion e 481 mijë lekë.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, kjo rrugë është me rëndësi të veçantë në urbanistikën e qytetit të Sarandës, pasi është një arterie kryesore për trafikun e qytetit. Ky projekt synon të rehabilitojë rrugën, duke ruajtur seksionin tërthor ekzistues të saj, duke organizuar trotuaret dhe parkimet, si dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimit të kësaj rruge.
Ndërkohë, rruga ekzistuese mbi të cilën do të aplikohet rehabilitimi i rrugës paraqitet me asfalt në gjendje të konsumuar dhe është e dëmtuar, për shkak edhe të qarkullimit të trafikut të rëndë, e cila ka shërbyer përkohësisht për ndërtimet e reja në këtë rrugë. Referuar dokumentit, rruga ka kuneta në gjithë gjatësinë e saj në të dy anët, të cilat janë amortizuar gjatë viteve dhe kanë nevojë të ndërrohen. Në anën tjetër të rrugës prania e trotuareve është pjesore, por dhe me gjerësi shumë të vogël dhe hera-herës zhduket.
Gjithashtu rruga është me një korsi, një për çdo sens lëvizje. Kjo rrugë do të jetë me dy sense kalimi dhe do të jetë e gjitha e shtruar me shtresa sipërfaqësore asfaltike.
Duke u mbështetur në rregulloren e Kodit Rrugor, shpejtësia e lëvizjes në këtë rrugë është 40 km/h. Rruga do të përmbushë standartet më të larta, përsa i përket: sigurisë; kapacitetit; sjelljes së përdoruesve të rrugës; shpejtësisë së pranuar të projektimit.

Luhatje në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe Franga. Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes duke regjistruar rritje nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.4......

Pentagoni “furnizohet” me minerale kritike - Planifikon të blejë deri në 1 miliard dollarë lëndë të para
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka nisur një fushatë globale për të grumbulluar rezerva strategjike të mineraleve kritike, duke synuar të blejë deri në 1......

“Fluturojnë” eksportet kineze - Dërgesat totale rriten me mbi 8%, pavarësisht tensioneve tregtare me SHBA-në
Eksportet globale të Kinës arritën nivelin më të lartë në gjashtë muaj gjatë shtatorit, megjithëse dërgesat drejt Shteteve të Bashkuara u tkurrën me 27%......

Jetëgjatësia globale kthehet në nivelet para pandemisë - Shtetet evropiane, me mesataren më të lartë. Udhëheq Spanja
Jetëgjatësia globale është rikthyer në nivelet para pandemisë, por dallimet e mëdha mes rajoneve mbeten, sipas një studimi të ri. COVID-19 u bë shpejt shkaku......

Tiranë-Durrës, nisin punimet për riparimin - Ndërhyrje në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, kosto 50.8 mln lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punimet për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në aksin Vorë – Ura e Dajlanit, në autostradën Tiranë –......

463,3 milionë lekë për rrjetin elektrik në Pogradec - OSSH hap tenderin, synohet furnizim i qëndrueshëm për 9.586 abonentë
Drejtoria Rajonale e OSSH Korçë ka shpallur hapjen e tenderit, për zhvillimin e rrjetit të tensionit të mesëm 20 kv, kabina elektrike, rrjet tension i ulët......

8 marrëveshjet midis BE, Ballkanit Perëndimor në Forumin e Investimeve
Janë nënshkruar 8 marrëveshje midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian gjatë Forumit të Investimeve që po mbahet në Tiranë. Së pari, është......

Çmimi Nobel për shkencat ekonomike - Tre ekonomistë shpallen fitues për “shpjegimin e rritjes falë inovacionit”
Tre ekonomistë kanë fituar Çmimin Nobel në Shkencat Ekonomike, për “shpjegimin e rritjes ekonomike të nxitur nga inovacioni”, sipas komitetit vlerësues.......