Bota Postuar më 14 Tetor 2025, 09:18

Pentagoni “furnizohet” me minerale kritike - Planifikon të blejë deri në 1 miliard dollarë lëndë të para

Nga Kristi Ceta

Pentagoni “furnizohet” me minerale kritike - Planifikon të

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka nisur një fushatë globale për të grumbulluar rezerva strategjike të mineraleve kritike, duke synuar të blejë deri në 1 miliard dollarë lëndë të para jetike për industrinë e mbrojtjes. Kjo përpjekje ka si qëllim të kundërshtojë dominimin e Kinës në këtë sektor.

Nisma, e përshpejtuar nga administrata Trump, është e dokumentuar në njoftimet publike të publikuara nga Agjencia e Logjistikës së Mbrojtjes në Pentagon. Ajo vjen pasi Kina vendosi kufizime të reja për eksportin e shumë prej këtyre materialeve, që janë thelbësore për shumë teknologji, nga telefonat inteligjentë deri te avionët luftarakë.

“Në Departamentin e Mbrojtjes janë shumë të përqendruar te krijimi i rezervave,” tha një ish-zyrtar i mbrojtjes. “Ata po kërkojnë në mënyrë aktive burime të reja të mineraleve për produktet ushtarake.”

Këtë javë, Kina shpalli kontrolle të reja të gjera mbi eksportin e mineraleve të rralla dhe teknologjive të lidhura me to. Si reagim, presidenti Trump njoftoi vendosjen e tarifave shtesë 100% ndaj importeve kineze. “Nuk duhet të lejojmë Pekinin të mbajë peng botën,” tha lideri amerikan.

Mineralet kritike përbëjnë një përparësi për sigurinë kombëtare të Pentagonit, pasi janë thelbësore për çdo sistem armatimi, duke përfshirë radarët dhe teknologjitë për zbulimin e raketave. Disa prej metaleve që SHBA kërkon të sigurojë nuk janë ruajtur më pare si rezerva.

“Fakti që Kina mund të ndalojë furnizimin me këto minerale do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë dhe serioz në aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar kapacitetet e nevojshme në një konflikt strategjik,” shpjegojnë analistët.

Ndër blerjet që Pentagon po planifikon janë deri në 500 milionë dollarë kobalt, 245 milionë dollarë antimon nga kompania amerikane US Antimony Corporation dhe deri në 100 milionë dollarë tantalum.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat