Shqipëria Postuar më 14 Tetor 2025, 09:24

Luhatje në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe Franga. Paundi humbet pikë!

Nga Edel Strazimiri

Luhatje në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe Franga. Paundi

Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes duke regjistruar rritje nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane nuk ka shënuar lëvizje të ndjeshme të vlerës duke ruajtur relativisht të njëjta kuota nga dita e djeshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 96.4 lekë dhe është shitur me 97.2 lekë.

Franga zvicerane ka pasur një rritje të vlerës këtë të martë pasi në raport me ditën e hënë është blerë sot me 103.1 lekë dhe është shitur me 104.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik është valuta e vetme që ka pësuar zbritje të kuotës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë pasi është blerë sot me 110.3 lekë dhe është shitur me 111.5 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat