Tranformimi i administratës publike - Rama: Proces jashtëzakonisht kompleks dhe i vështirë

Tranformimi i administratës publike është një proces i vështirë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Edicionin e Tretë të Javës së Administratës Publike, ndërsa shtoi se janë pikërisht punonjësit e shtetit ata të cilët kanë mundësuar ecurinë në procesin e negociatave.
“Kërkon kohë sepse bëhet fjalë për krijimin e mekanizmave që lidhen me njerëz, me shumë njerëz, dhe besoj që po të kthehemi një moment mbrapa dhe të kujtohemi që ligji i parë themelor i administratës tonë publike është aprovuar afro 1 dekadë më parë atëherë ne mund të kuptojmë se çfarë transformimi ka ndodhur në shërbimin tonë civil.
Nuk është i njëjti nivel dhe kjo nuk është unike vetëm në Shqipëri, por është në shumë vende. Në administratën publike ku gjendet gjithë ai burim njerëzor që na ka mundësuar ecurinë shembullore me procesin e negociatave ne kemi sot një kualitet të ri në administratës shtetërore. Ne kemi sot një sfidë shumë të madhe përballë qytetarëve sepse qytetarët kanë të drejtën e tyre të jenë shumë më kërkues dhe të trajtohen shumë më mirë në shumë raste”, tha Rama.
Ndërkaq, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, në fjalën e saj tha se reforma në administratën publike nuk realizohet vetëm përmes dokumenteve, strategjive dhe ligjeve, por kërkon vendime politike.
“Nuk jemi sot domosdoshmërisht dhe vetëm për të folur se çfarë kemi bërë, por dhe cili është destinacioni jonë nga pikëpamja strategjike, si e shikojmë ne mënyrën se si duhet ta zhvillojmë administratën publike të Shqipërisë anëtare në Bashkimin Evropian në vitin 2030 dhe kjo është në fakt në thelb ka një diskutim me identitetin e shtetit, me identitetin e ri të një administrate e cila nga njëra anë ka ekzigjencë kryesore të konsolidohet, por nga ana tjetër gjithashtu dhe të adresojë ato problematika sistemike që ende ekzistojnë dhe që bëhen shpesh dhe objekt frustrimi, objekt pakënaqësie nga qytetarët”, tha Pirdeni.
Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë foli edhe për problematikat e administratës, që evidentohen nga qytetarët, duke theksuar se sistemi po lufton me korrupsionin.
Si ndryshon niveli i papunësisë në qarqe? Lezha mbetet në krye të renditjes, Kukësi përkeqësohet
Papunësia mbetet një nga treguesit më të rëndësishëm për të vlerësuar gjendjen e tregut të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Të dhënat më të fundit......
Puna me orar të pjesshëm në rënie/ ‘Part-time’, më i zakonshëm te gratë dhe të rinjtë
Punësimi në Shqipëri ka shënuar një rënie të lehtë gjatë vitit 2025. Numri i të punësuarve zbriti në 1.17 milionë, nga 1.18 milionë një vit më parë, ndërsa......
Dy punë, por vetëm një rrogë - Hasalla: Angazhimi i papaguar pengon punësimin
Puna e dytë mund të shërbejë si një mundësi për të rritur të ardhurat familjare, por kur ajo kryhet pa pagesë, pa kontratë dhe pa sigurime, kthehet në një......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë të të premte në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot me 81.5 lekë......
Gjermania me paketë të re reformash - Ulje taksash, ndryshime në pensione dhe tregun e punës
Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në......
Prej 1 Korrikut ka nisur aplikimi për kompensimin 10% të fermerëve - Interes i lartë, aplikimet online në e-Filing deri më 31 Dhjetor
Ka nisur prej 1 Korrikut aplikimi për kompensimin 10% për fermerët, një mbështetje financiare për ata që kanë dokumentuar shitjet e produkteve bujqësore me......
Karakaçi në Prishtinë: Shqipëria përmbushi detyrimet e Kapitullit 15 për energjinë. Nevojiten më shumë investime rajonale
'Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore të parashikuara në Kapitullin 15 të Bashkimit Evropian për sektorin e energjisë, duke u renditur, së......
“Grant 2026”, Qeveria rrit mbështetjen për startup-et/ Rama: Financimi do të shtohet deri në 20 milionë euro
Qeveria synon të rrisë mbështetjen për startup-et duke arritur në 20 milionë eurove në vitin 2030. Kryeministri Rama nga aktiviteti i shpalljes së......



