Shqipëria Postuar më 3 Korrik 2026, 12:25

Pse bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025? - 4 671 çeqe me fond rreth 1.48 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar

Nga Alida Lula

Pse bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025? - 4 671 çeqe me fond rreth

Shpenzimet për bonusin e bebes ranë ndjeshëm gjatë vitit 2025, në një kohë kur vendi përballet me rënie të lindjeve e plakje të popullsisë. Ekspertët vazhdimisht kanë ngritur shqetësimin duke kërkuar marrjen masave dhe nevojën e politikave më të forta në mbështetje të familjeve.

Sipas të dhënave të Buxhetit Faktik 2025, shpenzimet për Bonusin e Lindjeve u realizuan në rreth 1.5 miliardë lekë. Kjo shumë përbën vetëm 65.9% të planit vjetor, sipas buxhetit fillestar, si edhe sipas buxhetit të ndryshuar me Aktin Normativ nr.11/2025. Bonusi i bebes është një pagesë e menjëhershme që jepet pas lindjes së fëmijës.

Skema aktuale parashikon 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë dhe fëmijët e tjerë në vijim. Por të dhënat e vitit 2025 tregojnë se, në praktikë, rënia e lindjeve po reflektohet drejtpërdrejt edhe në uljen e shpenzimeve për këtë program.

Sipas të dhënave të Shërbimit Social Shtetëror, në vitin 2025 u shpërndanë 4 671 çeqe për bonusin e bebes, me fond rreth 1.48 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2024 ishin shpërndarë 6 565 çeqe, me fond 2.2 miliardë lekë. Kjo do të thotë se brenda një viti janë dhënë 1 894 bonuse më pak për lindjet, ose 28.9% më pak.

Për shkak të përkeqësimit të treguesve demografikë, qeveria kishte paralajmëruar ndryshimin e skemës.

Gjatë vitit 2025 u prezantua ideja që nga 1 janari 2026 mbështetja të mos jepej më vetëm si një çek i menjëhershëm në maternitet, por si pagesë mujore deri në moshën 5-vjeçare të fëmijës.

 

Shqipëria 3 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë të të premte në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot me 81.5 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat