Kosova Postuar më 3 Korrik 2026, 12:02

Kosova pritet të humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes - Nga reformat e pazbatuara, pesë kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve

Nga Alida Lula

Kosova pritet të humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes -

Kosova pritet të humbasë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian si pasojë e moszbatimit të reformave.

Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, tha se gjashtë hapa nuk u zbatuan deri në afatin shtesë që skadoi më 30 qershor.

Nga Plani i Rritjes për periudhën 2024-2027, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro; 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë.

Reformat që nuk u përmbyllen me kohë kanë të bëjnë me një sërë ligjesh që duhet të miratoheshin nga Kuvendi.

Nga gjashtë reformat e pazbatuara, pesë prej tyre kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve apo 83 për qind kanë të bëjnë me miratimin e ligjeve në Kuvend. Agjenda e reformave përmban 111 hapa me akte nënligjore që përfshijnë rreth 300 nënhapa të tjerë.

Kosova aktualisht është me ekzekutiv në detyrë, pasi vendi mbajti zgjedhje të parakohshme parlamentare më 7 Qershor, dhe rezultati ende nuk është certifikuar. Vitin e kaluar, Kosova organizoi dy palë zgjedhje, në shkurt që ishin të rregullta, dhe më pas në muajin Dhjetor, pasi nuk kishte konsensus për krijimin e institucioneve.

Vetëm pas certifikimit të rezultateve të 7 qershor hapet rruga për formimin e institucioneve të reja. Në prill, Kosova përfitoi pjesën e parë të fondeve të parafinancimit, duke marrë 61.8 milionë euro, pasi shteti dorëzoi dokumentet e nevojshme në KE dhe ratifikoi marrëveshjet e lidhura me këtë plan. Ky plan i BE-së, veç tjerash, synon të dyfishojë ekonomitë e këtyre vendeve gjatë dhjetë viteve të ardhshme

Shqipëria 3 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë të të premte në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot me 81.5 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat