Shqipëria Postuar më 3 Korrik 2026, 10:25

Prej 1 Korrikut ka nisur aplikimi për kompensimin 10% të fermerëve - Interes i lartë, aplikimet online në e-Filing deri më 31 Dhjetor

Nga Alida Lula

Prej 1 Korrikut ka nisur aplikimi për kompensimin 10% të

Ka nisur prej 1 Korrikut aplikimi për kompensimin 10% për fermerët, një mbështetje financiare për ata që kanë dokumentuar shitjet e produkteve bujqësore me autofaturë.

Periudha e aplikimit është nga data 1 Korrik deri më 31 Dhjetor 2026. Gjatë kësaj kohe, fermerët kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar kompensimin në masën 10% të vlerës së shitjeve të produkteve bujqësore të realizuara dhe të dokumentuara me autofaturë.

Ky kompensim synon të mbështesë aktivitetin e fermerëve, duke nxitur formalizimin e transaksioneve dhe zhvillimin e sektorit bujqësor.

Aplikimi kryhet tërësisht online, nëpërmjet platformës e-Filing, duke e bërë procesin më të thjeshtë dhe më të shpejtë për të gjithë përfituesit.

Tatimet sqarojnë se fermerët që plotësojnë kriteret, të mos e lënë aplikimin për në momentin e fundit. Në njoftimin e publikuar, nga kjo administratë, ftohen fermerët të përfitojnë nga kjo mundësi për të marrë kompensimin që ju takon, dhe për të përfituar mbështetjen e parashikuar për aktivitetin bujqësor.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 3 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë të të premte në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot me 81.5 lekë......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 3 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë të të premte në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot me 81.5 lekë......