Shqipëria Postuar më 3 Korrik 2026, 11:02

Dy punë, por vetëm një rrogë - Hasalla: Angazhimi i papaguar pengon punësimin

Nga Diamila Leka

Dy punë, por vetëm një rrogë - Hasalla: Angazhimi i papaguar

Puna e dytë mund të shërbejë si një mundësi për të rritur të ardhurat familjare, por kur ajo kryhet pa pagesë, pa kontratë dhe pa sigurime, kthehet në një pengesë për të ardhmen profesionale të punonjësit. Koha e shpenzuar në një angazhim të papaguar kufizon mundësinë për të kërkuar një vend tjetër pune, për të ndjekur trajnime dhe për të fituar aftësi të reja, të cilat do ta ndihmonin individin të siguronte një punësim më të qëndrueshëm dhe më të mirëpaguar.

“Qartësisht bëhet shumë herë më e vështirë për të gjetur një punë tjetër dhe për të gjetur një punë të qëndrueshme, sepse nuk ka mjaftueshëm kohë që ta investojë në një punësim tjetër. Gjithashtu, bëhet më e vështirë që të fitosh aftësi të reja. Nëse duam të kemi një punë më të mirëpaguar, duhet të investojmë kohë për t’u trajnuar dhe për të rritur aftësitë tona,” Gertjana Hasalla Eksperte Punësimi.

Krahas humbjes së të ardhurave dhe viteve të sigurimit, individi mbetet i pambrojtur edhe në rast aksidenti apo dëmtimi në vendin e punës. Por pasojat nuk kufizohen vetëm te punonjësi. Mungesa e pagesës së drejtë ndikon drejtpërdrejt në marrëdhënien me punëdhënësin dhe krijon një efekt zinxhir në të gjithë aktivitetin ekonomik.

“Një nga motivuesit më të mëdhenj të çdo punonjësi në Shqipëri, por edhe në mbarë botën, është pagesa. Për aq kohë sa ti nuk paguhesh për punën, ose paguhesh në mënyrë jo të kënaqshme, atëherë ke më pak motivim për të punuar, ke më pak produktivitet në vendin e punës dhe kjo përkthehet gjithashtu në më pak fitime për një kompani.”

Sipas Hasallës pagesa e drejtë, formalizimi i marrëdhënies së punës dhe mbulimi me sigurime nuk janë vetëm të drejta të punonjësit. Ato janë gjithashtu parakushte për rritjen e produktivitetit, forcimin e besimit ndaj punëdhënësit dhe krijimin e një tregu pune më të qëndrueshëm.

Shqipëria 3 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë të të premte në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot me 81.5 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat