Puna me orar të pjesshëm në rënie/ ‘Part-time’, më i zakonshëm te gratë dhe të rinjtë

Punësimi në Shqipëri ka shënuar një rënie të lehtë gjatë vitit 2025. Numri i të punësuarve zbriti në 1.17 milionë, nga 1.18 milionë një vit më parë, ndërsa paralelisht ka rënë edhe pesha e punësimit me kohë të pjesshme. Në vitin 2025, rreth 14.2% e të punësuarve punonin me kohë të pjesshme, krahasuar me 16.5% në vitin 2024.
Gratë vazhdojnë të jenë më të përfshira në punësimin me kohë të pjesshme sesa burrat. Në vitin 2025, 17.7% e grave të punësuara punonin me kohë të pjesshme, ndërsa kjo përqindje ishte vetëm 11.3% te burrat. Megjithatë, rënia është shënuar për të dyja gjinitë krahasuar me një vit më parë.
Sipas nivelit të arsimit, puna me kohë të pjesshme është më e zakonshme te personat me arsim 8/9-vjeçar. Në këtë grup, 22.3% e të punësuarve punonin me kohë të pjesshme në vitin 2025, ndonëse edhe këtu ka një ulje nga 25.6% një vit më parë.
Në krahun tjetër, personat me arsim të lartë kanë përqindjen më të ulët të punësimit me kohë të pjesshme. Vetëm 6.5% e tyre punonin me kohë të pjesshme në vitin 2025, nga 8.1% në vitin 2024.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se puna me kohë të pjesshme është më e përhapur te të rinjtë 15-24 vjeç dhe te grupi i moshës 55-64 vjeç, ndërsa nivelet më të ulëta regjistrohen te grupmoshat 25-54 vjeç.
Ndërkohë, të dhënat për tregun e punës tregojnë se gjatë vitit 2025 është rritur numri i të punësuarve me pagë, duke arritur në 562,828 persona, nga 537,534 një vit më parë. Rritje ka shënuar edhe numri i të vetëpunësuarve, ndërsa është ulur ndjeshëm numri i punëtorëve pa pagesë në biznesin familjar, nga 285,108 në 248,000 persona.

Dy punë, por vetëm një rrogë - Hasalla: Angazhimi i papaguar pengon punësimin
Puna e dytë mund të shërbejë si një mundësi për të rritur të ardhurat familjare, por kur ajo kryhet pa pagesë, pa kontratë dhe pa sigurime, kthehet në një......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë të të premte në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot me 81.5 lekë......
Gjermania me paketë të re reformash - Ulje taksash, ndryshime në pensione dhe tregun e punës
Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në......
Prej 1 Korrikut ka nisur aplikimi për kompensimin 10% të fermerëve - Interes i lartë, aplikimet online në e-Filing deri më 31 Dhjetor
Ka nisur prej 1 Korrikut aplikimi për kompensimin 10% për fermerët, një mbështetje financiare për ata që kanë dokumentuar shitjet e produkteve bujqësore me......
Karakaçi në Prishtinë: Shqipëria përmbushi detyrimet e Kapitullit 15 për energjinë. Nevojiten më shumë investime rajonale
'Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore të parashikuara në Kapitullin 15 të Bashkimit Evropian për sektorin e energjisë, duke u renditur, së......
“Grant 2026”, Qeveria rrit mbështetjen për startup-et/ Rama: Financimi do të shtohet deri në 20 milionë euro
Qeveria synon të rrisë mbështetjen për startup-et duke arritur në 20 milionë eurove në vitin 2030. Kryeministri Rama nga aktiviteti i shpalljes së......
A shqetësohen shqiptarët për ndryshimet klimatike? Shumica e shohin si kërcënim serioz, nënvlerësohet shqetësimi i të tjerëve
Shqiptarët rezultojnë të jenë më të shqetësuar për ndryshimet klimatike sesa mendojnë se është pjesa tjetër e shoqërisë. Të dhënat e (World Risk Poll) 2026......
Temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë - OSHEE, Miti: 12% më shumë, rrjeti e përballon ngarkesën
Temperaturat e larta kanë rritur konsumin e energjisë elektrike në vend. Sipas të dhënave nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, niveli është......



