Shqipëria Postuar më 30 Maj 2026, 15:00

THE ESSENCE OF GREEN COAST/ Green Coast, qendra e aktiviteteve verore në Rivierën Shqiptare

Nga Ledina Elezi

THE ESSENCE OF GREEN COAST/ Green Coast, qendra e aktiviteteve verore në

Edhe këtë vit, Green Coast do të jetë qendra e aktiviteteve dhe festave në Rivierën Shqiptare. Këtë atmosferë, që do të shoqërojë Green Coast gjatë gjithë sezonit veror, banorët dhe vizitorët patën mundësi ta përjetonin nga afër përmes një eventi të dedikuar për të gjitha moshat.

Programi u konceptua si një ditë e plotë pranë detit, ku aktivitetet sportive, arti dhe argëtimi u ndërthurën natyrshëm. Dita nisi me energjinë e ushtrimeve fizike në bregdet, për të vijuar më pas me aktivitete krijuese, ku fëmijë e prindër i dhanë ngjyra plazhit përmes pikturimit të gurëve dhe lojërave në natyrë.

Duke qenë se ne jemi mësuar që aktivitetet sportive të zhvillohen në ambientet e palestrave dhe është tendenca që në verë, palestra të boshatiset dhe workout-i të lihet, e sjell workout-in në Green Coast, duke sjellë energji, aktivitet për gocat dhe gjithashtu të kënaqemi.”

“Workout-i ishte super, ishte pak i lodhshëm, sepse është edhe pak herët në mëngjes, por kombinimi i ëorkout-it në ambient në natyrë është fantastik”, u shprehën pjesëmarrësit.

Gjatë pasdites, atmosfera u zhvendos drejt ritmit të festave verore që karakterizojnë çdo sezon në Green Coast. Nën tingujt e muzikës, bregdeti u kthye në skenë performancash, ndërsa programi nuk la pas as dimensionin artistik, përmes pikturës, ku pjesëmarrësit mund të rikrijonin në telajo perëndimin e diellit.

Me një kalendar të pasur aktivitetesh që pritet të vijojë përgjatë gjithë verës, Green Coast synon të mbetet një nga destinacionet kryesore të Rivierës Shqiptare me festa dhe aktiviteve sportive, kulturore dhe historike.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat