Shqipëria Postuar më 30 Maj 2026, 11:23

Lumenjtë mund të humbin mbi 30% të prurjeve deri në 2050/ Studimi mbi ndryshimet klimatike: Pritet përkeqësim i situatës

Nga Alida Lula

Lumenjtë mund të humbin mbi 30% të prurjeve deri në 2050/

Shqipëria po hyn në një epokë ku lufta për ujin mund të bëhet beteja më e madhe e dekadave të ardhshme. Paralajmërimet e shkencëtarëve janë alarmante: lumenjtë po humbin forcën, toka po thahet dhe ekosistemet po shkojnë drejt një pike kritike.

Studimet më të fundit tregojnë se deri në vitin 2050, prurjet minimale të lumenjve si Vjosa dhe Shushica mund të bien me mbi 30%. Kjo do të thotë më pak ujë për natyrën, për bujqësinë dhe për jetën që varet nga këto lumenj. Ndërsa temperaturat rriten dhe reshjet ndryshojnë, thatësirat pritet të bëhen më të gjata dhe më agresive.Ky studim ka përdorur për herë të parë në basenin e Vjosës, Metodën e Potencialit të Erozionit (EPM) për të vlerësuar ndikimin e ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës.

Rezultatet tregojnë se në të dy skenarët klimatikë parashikohet rritje e materialit të gërryer, duke shtuar rrezikun e erozionit dhe transportit të sedimenteve në lumenj. Ky proces mund të ndikojë në prurjet e ujit, produktivitetin bujqësor dhe rrezikun e përmbytjeve.

Ekspertët paralajmërojnë se  se nëse mungon më shumë se 30% e rrjedhës natyrore, ekosistemi hyn në zonë rreziku.

Pasojat nuk ndalen vetëm tek natyra. Mungesa e ujit kërcënon drejtpërdrejt sektorë të rëndësishëm si bujqësia, peshkimin me një impakt negativ per 

jetesën e mijëra familjeve. Në të njëjtën kohë, rritja e temperaturave dhe erozioni i tokës, pritet të shtojnë përmbytjet, degradimin e tokës dhe humbjen e biodiversitetit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat