Ligj i ri për sistemet e inteligjencës artificiale në Shqipëri- Drafti/ Gjoba deri në 1.5 milionë euro, afat përshtatje 1-2 vjet për subjektet

Zhvillimi i shpejtë i sistemeve të inteligjencës artificiale në Shqipëri ka krijuar nevojën për një kuadër të posaçëm ligjor që garanton përdorimin e sigurt, transparent dhe të përgjegjshëm të këtyre teknologjive.
Mungesa e një kuadri të dedikuar ligjor për IA-në krijon pasiguri juridike për operatorët ekonomikë dhe institucionet publike, mungesë standardesh për sigurinë dhe transparencën e sistemeve IA, si dhe rrezik për cenimin e të drejtave themelore dhe të dhënave personale.
Për këtë arsye, qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektligj ”Për inteligjencën artificiale” i cili synon klasifikimin e sistemeve të IA-së sipas nivelit të rrezikut; kërkesa të posaçme për sistemet me rrezik të lartë; detyrime për ofruesit, përdoruesit, importuesit dhe shpërndarësit; mekanizma të mbikëqyrjes së tregut dhe vlerësimit të konformitetit; krijimin e sandbox-eve rregullatore për inovacionin; masa administrative dhe mekanizma kontrolli; bashkëpunim institucional ndërmjet autoriteteve kompetente.
Efektet e pritshme të projektligjit janë rritja e sigurisë juridike dhe teknike në përdorimin e IA-së; mbrojtja më efektive e qytetarëve dhe konsumatorëve; harmonizimi me standardet e Bashkimit Evropian; nxitja e inovacionit dhe investimeve në teknologji; forcimi i mbikëqyrjes institucionale dhe mbrojtjes së të drejtave themelore.
Drafti përcakton se sistemet e inteligjencës artificiale që janë hedhur në treg ose janë vënë në shërbim përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji mund të vazhdojnë të përdoren, me kusht që të përputhen me kërkesat e këtij ligji brenda një periudhe tranzitore prej 24 muajsh.
Ofruesit dhe përdoruesit e sistemeve IA me rrezik të lartë duhet të përshtatin sistemet e tyre në përputhje me këtë ligj brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e tij.
Modelet e inteligjencës artificiale me qëllim të përgjithshëm (GPAI) duhet të përmbushin kërkesat përkatëse brenda 12 muajve nga miratimi i akteve nënligjore përkatëse.
Autoritetet kompetente krijohen dhe bëhen funksionale brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Nga ana tjetër, drafti përcakton edhe masa administrative ndaj ofruesve të modeleve të inteligjencës artificiale me qëllim të përgjithshëm deri në 3% të xhiros totale vjetore të vitit financiar paraardhës ose deri në 150 milionë lekë, cilado që është më e lartë, kur konstaton se ofruesi ka kryer me dashje ose nga pakujdesia shkelje të ligjit.
Projektligji përcakton Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), si autoritet koordinues/Strukturë për IA-në; autoritetin përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut; autoritetin njoftues; Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale si autoritete kompetente për zbatimin e këtij ligji.
250 milionë lekë kompensim për karburantin/ Transporti publik, afat për aplikimet deri më 1 Gusht
Shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës përfitojnë kompensim financiar në masën 50 lekë për litër karburanti për konsumet e realizuara......
Nga dronët tek siguria kibernetike/ Qeveria përditëson listën e teknologjive sensitive
Shqipëria ka përditësuar listën e mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, duke forcuar kontrollin mbi produkte që mund të përdoren si për qëllime......
Korça “pushtohet” nga francezët/ E quajnë “Parisi i vogël’’ me potencial të madh
Korça dhe rrethinat e saj po përjetojnë boom turistësh të huaj, kryesisht nga Evropa. Në rrugët e qytetit është pamje e zakonshme të shohësh grupe të mëdha......
Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve- Nafta shkon 185 lekë/litër
Bordi i Transparencës në mbledhjen e radhës përcaktoi çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, në orën......
Rrugët kryesojnë investimet infrastrukturore/ Punimet inxhinierike zenë rreth 28% të vlerës së përgjithshme të lejeve të ndërtimit
Investimet në infrastrukturë vijojnë të mbajnë një peshë të konsiderueshme në sektorin e ndërtimit. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit......
''Paketa e Maleve'', Fieri e Gjirokastra shpallin 17 zona për investime/ Synim, mbështetja e zhvillimit ekonomik, industrial e turistik
Bashkitë Gjirokastër dhe Fier kanë shpallur “Zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në kuadër të zbatimit të ligjit “Për paketën e......
Lumenjtë mund të humbin mbi 30% të prurjeve deri në 2050/ Studimi mbi ndryshimet klimatike: Pritet përkeqësim i situatës
Shqipëria po hyn në një epokë ku lufta për ujin mund të bëhet beteja më e madhe e dekadave të ardhshme. Paralajmërimet e shkencëtarëve janë alarmante:......
“76.2 mln euro përfitim si mbështetje buxhetore”/ WBIF, riafirmon partneritetin strategjik me BE
Shqipëria vijon të bëjë hapa të rëndësishëm përpara në përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, një mekanizëm kyç i......



