''Paketa e Maleve'', Fieri e Gjirokastra shpallin 17 zona për investime/ Synim, mbështetja e zhvillimit ekonomik, industrial e turistik

Bashkitë Gjirokastër dhe Fier kanë shpallur “Zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në kuadër të zbatimit të ligjit “Për paketën e maleve”.
Vendimi synon të nxisë zhvillimin ekonomik, industrial dhe turistik në këto territore, përmes krijimit të kushteve më të favorshme për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal.
Në bashkinë e Fierit janë shpallur tetë zona prioritare, të shtrira në njësitë administrative Libofshë, Cakran, Dërmenas, Frakull, Levan, Mbrostar Ura, Portëz dhe Qendër, me një sipërfaqe totale prej mbi 16 mijë hektarësh. Sakaq, në bashkinë e Gjirokastrës, janë shpallur nëntë zona prioritare, që përfshijnë fshatrat Fushëbardhë, Zhulat, Asim Zeneli, Golem, Kolonjë, Krinë, Tranoshisht, Erind, Nokovë, Mingul dhe Shtëpëz, me një sipërfaqe prej mbi 1500 hektarësh.
Në këto zona, do të mbështeten aktivitete që lidhen me zhvillimin ekonomik, industrial dhe turistik, me synimin për të rritur potencialin e territorit dhe për të krijuar më shumë mundësi zhvillimi për komunitetin. Për zbatimin e këtij vendimi, janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si edhe bashkitë Fier e Gjirokastër.
Por, ndërsa për këtë nismë janë hedhur akuze se do bëhet për tjetërsim prone, ministri Ervin Demo i hodhi poshtë, duke thënë se 'Paketa e Maleve', ka si qëllim zhvillimin ekonomik lokal, dhe nuk përfshihen prona që janë në pronësi individuale. Një muaj më parë, kryeministri Rama, deklaroi se nuk do të rikandidohet asnjë kryetar bashkie nëse nuk nënshkruan të paktën 10 kontrata investimesh përmes
Lumenjtë mund të humbin mbi 30% të prurjeve deri në 2050/ Studimi mbi ndryshimet klimatike: Pritet përkeqësim i situatës
Shqipëria po hyn në një epokë ku lufta për ujin mund të bëhet beteja më e madhe e dekadave të ardhshme. Paralajmërimet e shkencëtarëve janë alarmante:......
“76.2 mln euro përfitim si mbështetje buxhetore”/ WBIF, riafirmon partneritetin strategjik me BE
Shqipëria vijon të bëjë hapa të rëndësishëm përpara në përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, një mekanizëm kyç i......
Inteligjenca artificiale po ndryshon zyrat/ Nga shkrimi i email-eve tek marrja e vendimeve
Përdorimi i inteligjencës artificiale në vendin e punës po evoluon me ritme të shpejta, duke kaluar përtej automatizimit të detyrave rutinë dhe duke u......
Euro “braktiset” nga huamarrësit/ Kreditë në lekë fitojnë terren përgjatë katër muajve të parë të vitit
Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, huaja e re e disbursuar nga sistemi bankar arriti në 137.7 miliardë lekë në katër muajt e parë të vitit 2026, nga......
''Evropa zien”, Portugalia rekord me 40.3°C/ Vala e të nxehtit po ‘‘pushton’’ kontinentin
Portugalia vendosi rekord të ri me një temperaturë prej 40.3 gradësh në maj, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 40°C të vendosur në maj të vitit 2001. Vala......
Shqiptarët flasin më pak në telefon/ AKEP: Po konsumojnë më shumë internet. Rritje me 22% në tremujorin e parë
Interneti po kthehet gjithnjë e më shumë në mënyrën kryesore të komunikimit për shqiptarët. Të dhënat më të fundit të AKEP për tremujorin e parë të vitit......
Prokurimet, 11.2 mln lekë në buxhetin e shtetit në Prill/ Një në dy ankesa pranohet, çfarë tregojnë të dhënat e KPP-së?
Ankesat për tenderët publikë vijojnë të mbeten të larta. Vetëm gjatë muajit prill, në Komisionin e Prokurimit Publik janë regjistruar 112 ankesa, të gjitha......
ARRSH, projekt të ri për hyrjen veriore të Tiranës/ Kozeli: Lidhje e re edhe me rrugën e Arbrit. Zgjerimi i Tiranë – Durrës, deri në Vorë
Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë projektimin për hyrjen veriore të Tiranës, një projekt që synon të lehtësojë trafikun në kryeqytet. I ftuar në......



