Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunsuarve në Shqipëri, të ardhurat e të cilëve sigurohen nga më pak se 3 klientë, do tu ofrohet mundësia e deklarimit para drejtorisë tatimore rajonale me qëllim vërtetimin, nëse këto të ardhura burojnë vërtet nga marrëdhëniet e biznesit apo janë të ardhura, të cilat, në kushte normale, do të buronin nga marrëdhëniet e punësimit, por, me qëllim shmangien tatimore dhe uljen e detyrimeve tatimore, punonjësi ka dalë nga listëpagesa dhe është regjistruar si biznes.
Ministria e Financave ka hartuar një projektligj që sjell ndryshime në ligjin për tatimin mboi ardhurat, pasi gjatë zbatimit ne praktikë të këtij rregulli janë vërejtur ankesa nga personat fizike, që ushtrojnë aktivitet te mirëfillte biznesi, pavarësisht përqendrimit të të ardhurave te një apo dy klientë.
Referuar relacionit përkatës, në funksion të krijimit të një sistemi tatimor sa më të drejtë, me anë të këtij projektligji parashikohet përcaktimi i deklaratës se statusit të të vetëpunësuarit, ku listohen kritere shtesë, që, pavarësisht nëse personi fizik mund të ketë 80% të të ardhurave nga një klient i vetëm, apo 90% nga dy klientë, por në të njëjtën kohë personi fizik ushtron një marrëdhënie të mirëfilltë biznesi, atëherë personi fizik të mos penalizohet nga ky rregull antishmangie, por të bëhen vlerësime të mëtejshme lidhur me subjektet, të cilat janë realisht shmangës tatimor.
Kriteret që parashikohen në deklaratë lidhen kryesisht me: llojin e shërbimit dhe natyrën e marrëdhënies së punës; sjelljen e të vetëpunësuarit në ambientin e punës; kontrollin mbi produktin e punës dhe faktorët e gjenerimit të tij, të cilat do të vetëdeklarohen nga i vetëpunësuari në deklaratën e statusit të vetëpunësuarit.
Ndërkohë, në vijim të përpjekjeve për krijimin e një kuadri tatimor nxitës në fushën e sportit, artit dhe sponsorizimeve, projektligji parashikon gjithashtu shtimin e disa lehtësive fiskale, të cilat kanë për qëllim nxitjen e sponsorizimeve në këto fusha, si dhe krijimin e kushteve stimuluese për artistët e huaj, që zhvillojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në këtë kuadër, propozohet: zgjerimi i kategorisë së subjekteve, që përfitojnë nga njohja si shpenzim i zbritshëm në masën sa trefishi i shumës së sponsorizuar, ku shuma e sponsorizuar njihet deri në nivelin 5% të fitimit para tatimit. Kategoritë që do të përfshihen, përveç ekipeve sportive, do të përfshijnë edhe federatat sportive, komitet olimpike, si dhe sportistët e nivelit të lartë, që kanë fituar tituj për meritë në sport. Me qëllim nxitjen e tërheqjes së artistëve të huaj në vend, propozohet përjashtimi nga rezidenca tatimore për një periudhë prej 24 muajsh për artistët që nuk janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu, me anë të këtij projektligji propozohet që nga 3% që janë aktualisht, shpenzimet e zbritshme lidhur me aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit, që synojnë përfitimin e njohurive të reja në fushën e shkencës dhe teknologjisë, si dhe zbatimin e tyre përmes inovacionit në produkte apo shërbime, të njihen deri në 5% të fitimit para tatimit. Ky propozim synon të nxisë sektorin privat për të investuar në kërkim dhe zhvillim (R&D) përmes bashkëpunimit me institucione shkencore dhe organizata kërkimore, duke e bërë më tërheqëse sponsorizimin në këtë fushë
Hiqet taksa infrastrukturës për ndërtimet publike/ 300 milionë lekë më pak nga bashkitë, qeveria garanton kompensim
Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj që parashikon ndryshime në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, me synimin kryesor për të përjashtuar nga......
Microsoft, mbi 10 mld USD për “IA” në Portugali/ Parashikon dyfishimin e kapacitetit në 16 shtete evropiane deri në 2027
Microsoft planifikon të investojë 10 miliardë dollarë në Portugali për të zgjeruar infrastrukturën e inteligjencës artificiale (IA). Gjatë samitit në......
Britani, industria muzikore shënon shifrën rekord/ 8 miliardë paund të ardhura për ekonominë gjatë vitit 2024
Industria muzikore kontribuoi me një total rekord prej 8 miliardë paundësh në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2024, e nxitur pjesërisht nga turi......
Rama në “Cinque Minuti”: Marrëveshjet e mbrojtjes me Italinë, më të rëndësishmet
Bruno Vespa: Mirëmbrëma Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, socialist, i rizgjedhur këtë pranverë për mandatin e katërt. Atëherë, Giorgia Meloni dje tha se......
Operacioni në Farkë, vijon kontrolli i lejeve të ndërtimit - Koçiu: Kush shkel rregullat futet në listën e zezë, nuk ka më të drejtë aplikimi
Vijon operacioni në Farkë për të evidentuar nëse çdo leje ndërtimi është në respekt të rregullave dhe çdo leje e miratuar po zbatohet siç duhet. Gjatë......
Aksidentet në punë, në rritje 5.4%/ Mbi 60-vjeçarët mbajnë peshën kryesore të vizitave mjekësore në 2024
Të dhënat zyrtare për vitin 2024 tregojnë se shërbimet shëndetësore në vend kanë pasur disa ndryshime të dukshme krahasuar me vitin e kaluar, si në kujdesin......
“Asnjë rritje taksash në 2026-ën” - FMN: Hiqni përjashtimet. Malaj: Rishikim në 2 vitet e ardhshëm
“Edhe këtë vit Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar heqjen e përjashtimeve dhe lehtësive tatimore për bizneset. Por Ministria e Financave ka konfirmuar......
Rinovim godinash e stacione karikimi/ 3.46 mld lekë investime në energji, eficienca e energjisë në fokus të pr.buxhetit 2026
Rreth 3.46 mld lekë është vlera e investimeve në sektorin energjetik për vitin 2026. Sipas projektbuxhetit që po diskutohet në komisionet parlamentare,......



