Aksidentet në punë, në rritje 5.4%/ Mbi 60-vjeçarët mbajnë peshën kryesore të vizitave mjekësore në 2024

Të dhënat zyrtare për vitin 2024 tregojnë se shërbimet shëndetësore në vend kanë pasur disa ndryshime të dukshme krahasuar me vitin e kaluar, si në kujdesin parësor, ashtu edhe në spitalet publike, ndërsa aksidentet në punë vazhdojnë të mbeten një problem serioz.
Gjatë vitit 2024, në kujdesin shëndetësor parësor janë kryer gjithsej 8.9 milionë vizita, pra më pak se një vit më parë, me një rënie prej 3.1%. Më shumë se 42% e vizitave janë bërë në qendrat shëndetësore, 23.9% në ambulanca dhe 33.6% në poliklinika. Një e treta e këtij fluksi ka ardhur nga personat mbi 60 vjeç, të cilët përbëjnë mbi 35% të vizitave në qendra dhe ambulanca.
Në konsultorin e gruas, gjatë vitit janë regjistruar 184,801 vizita, që do të thotë 9.2% më pak se në vitin 2023. Shumica e tyre, 78.1%, kanë qenë vizita obstetrikale, ndërsa 21.9% gjinekologjike. Rreth gjysma e grave shtatzëna, 50.4%, janë kontrolluar nga një mjek specialist. Ndërkohë, 15.9% e vizitave obstetrikale kanë qenë vizita të para, me një rritje të lehtë prej 4.6%.
Në konsultorin e fëmijëve janë regjistruar 267,048 fëmijë dhe janë kryer 731,277 vizita, mesatarisht 2.7 vizita për fëmijë. Kjo shifër ka rënë me 1.0% nga viti 2023. Më shumë se gjysma e vizitave, 52.9%, janë bërë me mjek specialist. Në vitin 2024, 15,068 foshnja u ushqyen vetëm me gji dhe 3,459 vetëm me ushqim artificial. Mbulimi vaksinal mbeti i lartë, 97-99%, ndërsa për vaksinën Fruth-Rubeolë-Parotit ishte 92%.
Në shërbimin spitalor, vendi kishte 65 spitale, nga të cilat 41 publike. Në spitalet publike u shtruan 299,318 pacientë, një rritje prej 4.8%. U ofruan 8,911 shtretër, me shfrytëzim 176.7 ditë për shtrat dhe një qëndrim mesatar prej 4.7 ditësh. U kryen edhe 65,302 ndërhyrje kirurgjikale.
Ndërkohë, aksidentet në punë u rritën. U regjistruan 224 inspektime, 177 punëmarrës të aksidentuar dhe 33 aksidente fatale, tre më shumë se një vit më parë.

“Asnjë rritje taksash në 2026-ën” - FMN: Hiqni përjashtimet. Malaj: Rishikim në 2 vitet e ardhshëm
“Edhe këtë vit Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar heqjen e përjashtimeve dhe lehtësive tatimore për bizneset. Por Ministria e Financave ka konfirmuar......
Rinovim godinash e stacione karikimi/ 3.46 mld lekë investime në energji, eficienca e energjisë në fokus të pr.buxhetit 2026
Rreth 3.46 mld lekë është vlera e investimeve në sektorin energjetik për vitin 2026. Sipas projektbuxhetit që po diskutohet në komisionet parlamentare,......
“Paqja Fiskale”, lehtësi apo amnisti e fshehur? Gjokutaj: Subjektet e rregullta do jenë të pabarabartë përballë ligjit
Ministria e Financave ka rishikuar projektligjin për marrëveshjen e të ashtuquajturës “Paqe Fiskale”, një nismë që u ofron bizneseve me të ardhura mbi 14......
Regjistrimet e bizneseve të reja pësuan rritje/ 7.2% më shumë në tremujorin e tretë. Tejkaluam mesataren europiane
Tremujori i tretë i vitit 2025 solli zhvillime në ecurinë ekonomike të Europës. Sipas të dhënave të publikuara, regjistrimet e reja të bizneseve në vendet e......
Shqipëri-Itali, ndërtim i anijeve ushtarake 800 ton - Zbardhet marrëveshja/Sipërmarrje e përbashkët në Pashaliman. Si do të ndahen detyrat?
Kompania shtetërore shqiptare për prodhimin e armëve, KAYO dhe ajo italiane për prodhimin e anijeve detare civile dhe ushtarake Fincantieri, do të krijojnë......
Gjermania planifikon rritjen e forcave ushtarake/ Synon të arrijë 260,000 trupa. Rekrutim i detyrueshëm në rast nevoje
Qeveria gjermane njoftoi një plan për rritjen e forcave ushtarake, duke përfshirë edhe mundësinë e vendosjes së shërbimit ushtarak të detyrueshëm......
Ndryshime në kontratat e energjisë/ Komuniteti i Energjisë: Rregullorja e re rrit besimin e investitorëve dhe ndërton treg konkurrues
Rritje e besimit të investitorëve dhe forcim i rolit të Shqipërisë në ndërtimin e një tregu të energjisë elektrike më konkurrues dhe më të qëndrueshëm”. Këto......
Pr/buxheti 2026, Kroacia parashikon deficit 2.9% - 35.7 miliardë të ardhura. Prioritet kyç, investimet për ushtrinë
Qeveria e Kroacisë miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin e ardhshëm, që parashikon një deficit të barabartë me 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto,......





