Microsoft, mbi 10 mld USD për “IA” në Portugali/ Parashikon dyfishimin e kapacitetit në 16 shtete evropiane deri në 2027
Microsoft planifikon të investojë 10 miliardë dollarë në Portugali për të zgjeruar infrastrukturën e inteligjencës artificiale (IA).
Gjatë samitit në Lisbonë, zyrtarët e kompanisë theksuan se ky investim do ta bëjë Portugalinë një nga vendet kryesuese në Evropë për ndërtimin e gigafabrikave.
Gjiganti i teknologjisë njoftoi se financimi do të shkojë për një qendër të dhënash në Sines. Në tetor, Microsoft dhe Nscale njoftuan se do të jenë qiramarrësit e parë të godinës Start Campus në Sines, me plane për të instaluar 12,600 karta grafike të avancuara Nvidia në atë objekt.
Kompania tha se ky është “një nga investimet më të mëdha në kapacitetin kompjuterik të inteligjencës artificiale në Evropë,” duke pozicionuar Portugalinë “si një lider në zhvillimin e teknologjisë të sigurt dhe të qëndrueshme”.
Microsoft gjithashtu theksoi se “parashikon dyfishimin e kapacitetit të qendrave të të dhënave në 16 vende evropiane deri në vitin 2027”.
Qeveria vendase u shpreh se synon ta shndërrojë Portugalinë në “një qendër kryesore evropiane për gigafabrikat e inteligjencës artificiale, me investime që shkojnë mbi 16 miliardë euro.
Burimet zyrtare theksuan rolin e teknologjisë së re si një nxitës të ekonomisë, me një ndikim të pritshëm prej 2.3 trilionë eurosh deri në vitin 2030.
“Strategjia kombëtare për qendrat e të dhënave do të sjellë dhjetëra miliarda euro investime, ndërsa një infrastrukturë “cloud” sovrane do të sigurojë pavarësi, besueshmëri dhe siguri,” thanë ata, duke nënvizuar pozicionin strategjik unik të vendit.
Britani, industria muzikore shënon shifrën rekord/ 8 miliardë paund të ardhura për ekonominë gjatë vitit 2024
Industria muzikore kontribuoi me një total rekord prej 8 miliardë paundësh në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2024, e nxitur pjesërisht nga turi......
Rama në “Cinque Minuti”: Marrëveshjet e mbrojtjes me Italinë, më të rëndësishmet
Bruno Vespa: Mirëmbrëma Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, socialist, i rizgjedhur këtë pranverë për mandatin e katërt. Atëherë, Giorgia Meloni dje tha se......
Operacioni në Farkë, vijon kontrolli i lejeve të ndërtimit - Koçiu: Kush shkel rregullat futet në listën e zezë, nuk ka më të drejtë aplikimi
Vijon operacioni në Farkë për të evidentuar nëse çdo leje ndërtimi është në respekt të rregullave dhe çdo leje e miratuar po zbatohet siç duhet. Gjatë......
Aksidentet në punë, në rritje 5.4%/ Mbi 60-vjeçarët mbajnë peshën kryesore të vizitave mjekësore në 2024
Të dhënat zyrtare për vitin 2024 tregojnë se shërbimet shëndetësore në vend kanë pasur disa ndryshime të dukshme krahasuar me vitin e kaluar, si në kujdesin......
“Asnjë rritje taksash në 2026-ën” - FMN: Hiqni përjashtimet. Malaj: Rishikim në 2 vitet e ardhshëm
“Edhe këtë vit Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar heqjen e përjashtimeve dhe lehtësive tatimore për bizneset. Por Ministria e Financave ka konfirmuar......
Rinovim godinash e stacione karikimi/ 3.46 mld lekë investime në energji, eficienca e energjisë në fokus të pr.buxhetit 2026
Rreth 3.46 mld lekë është vlera e investimeve në sektorin energjetik për vitin 2026. Sipas projektbuxhetit që po diskutohet në komisionet parlamentare,......
“Paqja Fiskale”, lehtësi apo amnisti e fshehur? Gjokutaj: Subjektet e rregullta do jenë të pabarabartë përballë ligjit
Ministria e Financave ka rishikuar projektligjin për marrëveshjen e të ashtuquajturës “Paqe Fiskale”, një nismë që u ofron bizneseve me të ardhura mbi 14......
Regjistrimet e bizneseve të reja pësuan rritje/ 7.2% më shumë në tremujorin e tretë. Tejkaluam mesataren europiane
Tremujori i tretë i vitit 2025 solli zhvillime në ecurinë ekonomike të Europës. Sipas të dhënave të publikuara, regjistrimet e reja të bizneseve në vendet e......





