Buxheti me suficit, Financat publikojnë të dhënat e 8 mujorit, tejkalohen të ardhurat dhe shpenzimet kapitale
Ministria e Financave ka publikuar disa të dhëna për treguesit fiskalë në periudhën Janar-Gusht. Sipas këtij raporti performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Gusht 2025 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.
Të ardhurat totale arritën në rreth 498.6 miliardë lekë në 8 mujorin e vitit 2025.
Shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 457.4 miliardë lekë në 8 mujorin e vitit 2025.
Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Gusht 2025:
Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Gusht 2025, arritën në rreth 498.6 miliardë lekë, një realizim në masën 101.4 % të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 33.9 miliardë lekë më shumë ose 7.3 % më shumë. Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 8 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 65.8 % të planit vjetor.
Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën Janar-Gusht 2025, janë në shumën 331.5 miliardë lekë, 704 milionë lekë ose 0.2% më shumë se plani për periudhën Janar-Gusht 2025. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, janë mbledhur 26.7 miliardë lekë ose 8.7% më shumë.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Gusht 2025, u realizuan në vlerën 158 miliardë lekë, 5.4 miliardë lekë ose 3.5% më shumë se Janar-Gushti i vitit 2024, dhe me realizim 99% e planit të periudhës për të ardhurat doganore, për vitin 2025.
· Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Gusht 2025, janë 104.2 miliardë lekë, 1.3 miliardë lekë ose 1.2% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
· Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Gusht 2025, janë realizuar në shumën 46.2 miliardë lekë, 4.3 miliardë lekë ose 10.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe realizim në shumën 1 miliardë lekë ose 2.3% më shumë se plani i akcizës për periudhën Janar-Gusht 2025.
· Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Gusht 2025, janë në shumën 1.4 miliardë lekë, një realizim prej 84.7 % kundrejt planit të periudhës Janar-Gusht 2025.
· Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Gusht 2025, janë në vlerën 6.2 miliardë lekë, 259 milionë lekë ose 4.3% më shumë se Janar – Gushti i vitit 2024, si dhe realizim prej 92.1% kundrejt planit të periudhës.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Gusht 2025, u realizuan në shumën 173.4 miliardë lekë, 21.3 miliardë lekë ose 14% më shumë se Janar-Gushti i vitit 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 2.4 miliardë lekë ose 1.4% më shumë.
· Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 45.8 miliardë lekë, 7.8 miliardë lekë ose 20.7% më shumë se periudha Janar-Gusht 2024.
· Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 40.7 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë, ose 3.6% më shumë se periudha Janar-Gusht 2024.
· Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Gusht 2025, janë në shumën 56.7 miliardë lekë, 11.8 miliardë lekë ose 26.3% më shumë se periudha Janar-Gusht2024, si dhe 4 miliardë lekë ose 7.6% më shumë se plani i periudhës Janar-Gusht 2025. Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar-Gusht 2025, u realizuan në shumën 30.2 miliardë lekë, 239 milionë lekë ose 0.8% më shumë se Janar-Gushti i vitit 2024.
Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, për periudhën Janar-Gusht 2025, u realizuan në shumën 118.3 miliardë lekë, 13.2 miliardë lekë ose 12.5% më shumë se periudha e viti 2024, si dhe me realizim prej 103.5% të planit të periudhës.
Shpenzimet:
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 8 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 457.4 miliardë lekë me një realizim në masën 98.9% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 12.7% më i lartë ose rreth 51.5 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 8 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 55.4% të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe sipas Aktit Normativ Nr. 6 datë 11.06.2025 (AN nr.6).
Shpenzimet korente, për periudhën 8 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 407.9 miliardë lekë, një realizim prej 98.5% në raport me planin 8 mujor të këtij viti, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 12.1% më i lartë ose rreth 44.1 miliardë lekë më shumë.
Shpenzimet kapitale, për periudhën 8 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 48.4 miliardë lekë ose 101.9% në raport me fondet e planifikuara për këtë periudhë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 15% më i lartë ose rreth 6.3 miliardë lekë më shumë. Krahasuar me planin vjetor, për periudhën 8 mujore të vitit 2025 është konstatuar një realizim i përgjithshëm i shpenzimeve kapitale në masën 29.8% të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 30.5% të planit vjetor sipas AN nr.6.
Niveli i suficitit, në periudhën 7 mujore të vitit 2025, rezultoi në rreth 41.2 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 29.8% më i ulët ose 17.5 miliardë lekë më pak.

A mund të vendosë BE masa “drastike” ndaj Pekinit? Trump ka kërkuar që të imponohen tarifa 100% ndaj Kinës
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që vendet evropiane të vendosin tarifa prej 50% deri në 100% ndaj Kinës, si pjesë e një strategjie të përbashkët......

“Deklarat e Elon Mask, provokim dhune”/ Britania kritikon fjalimin e miliarderit gjatë protestave kundër emigrantëve
Qeveria britanike i ka kritikuar ashpër deklaratat e miliarderit amerikan dhe kreut të Tesla-s Elon Musk gjatë demonstratave në Londër kundër emigracionit......

“Energjia, kapitulli më i avancuar i Shqipërisë me BE”/ Alia: Grupkapitulli 4 më pak voluminoz, por më shumë teknik
Sa më shumë grupkapituj hapen me Bashkimin Evropian, aq më shumë shtohet edhe puna e Shqipërisë për të përafruar legjislacionin e saj me atë të Unionit,......

Forcohet pozita e gruas shqiptare në politikë dhe diplomaci/ Rritje graduale e përfaqësimit në institucionet dhe sektorë kyç
Roli i gruas shqiptare në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore po merr përmasa gjithnjë e më të dukshme, duke treguar një rritje graduale të përfaqësimit......

Shqiptarët konsumuan dyfish më shumë pije të gazuara/ Në 7 muaj importet e tyre arritën në 42.4 mijë tonë ose 4 miliardë lekë
Shifrat e fundit mbi importin e pijeve të gazuara tregojnë një transformim të shpejtë në zakonet e konsumit të shqiptarëve. “Scan Intel” ka siguruar shifrat......

Greqia, e treta më e varfër në BE/ 14% e popullsisë jeton në kushte të privimit material dhe social
Sipas shifrave të Eurostat, Greqia regjistroi përqindjen e tretë më të lartë të popullsisë (14%) që jeton në një gjendje të thellë privimi material dhe......

Kuvendi miraton përbërjen e re/ Formohet Këshilli I Mandatve dhe Imunitetit dhe Këshilli I Legjislacionit
Në seancën e parë plenare të kësaj së marte, Kuvendi ka zyrtarizuar përbërjen e re të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, si dhe të......

Sondazhi, shqiptarët duan siguri, mbështetje e fortë për NATO-n/ 69% e qytetarëve tanë janë për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje
Në sondazhin më të fundit të NATO-s për vitin 2025, realizuar në të 32 vendet anëtare të Aleancës, qytetarët shqiptarë kanë rezultuar ndër popujt më......