Shqiptarët konsumuan dyfish më shumë pije të gazuara/ Në 7 muaj importet e tyre arritën në 42.4 mijë tonë ose 4 miliardë lekë
Shifrat e fundit mbi importin e pijeve të gazuara tregojnë një transformim të shpejtë në zakonet e konsumit të shqiptarëve. “Scan Intel” ka siguruar shifrat nga “INSTAT” për importin e “ujërave, përfshirë ujërat minerale dhe ujërat e gazuar, që përmbajnë sheqer apo lëndë të tjera ëmbëlsuese apo aromatizuese shtesë, dhe pije të tjera jo-alkolike, pa përfshirë lëngun e frutave, arroreve apo të zarzavateve.” Në vitin 2020, në vend hynin rreth 36.9 mijë tonë ujëra dhe pije të gazuara të ëmbëlsuara, ndërsa vetëm katër vite më vonë, në 2024, volumi arriti në mbi 68.3 mijë tonë. Rritja është gati 85% në një periudhë të shkurtër kohe. Edhe në shtatëmujorin e parë të vitit 2025, importet kanë prekur 42.4 mijë tonë, duke lënë të kuptohet se në fund të vitit shifra mund të thyejë një tjetër rekord.
Vlera financiare e këtij tregu është gjithashtu mbresëlënëse. Nga 3.6 miliardë lekë të importuara në 2020, shifra është rritur në mbi 6.8 miliardë lekë në vitin 2024, duke e dyfishuar praktikisht peshën ekonomike të pijeve të gazuara në vetëm disa vite. Këto shifra nuk përfaqësojnë vetëm statistika të thata tregtare, por ato janë një tregues i drejtpërdrejtë i ndryshimit të stilit të jetesës dhe i përhapjes së kulturës së konsumit të shpejtë.
Edhe shifrat në vlerë për shtatë muaj flasin për rreth 4 miliardë lekë importe të ujërave, përfshirë ujërat minerale dhe ujërat e gazuar dhe pijeve të tjera të gazuara.
Ky ndryshim ngre pyetje serioze edhe për pasojat në shëndetin publik. Shumica e këtyre produkteve janë të ngarkuara me sheqerna të shtuara dhe aditivë, të cilat sipas studimeve ndërkombëtare lidhen drejtpërdrejt me shtimin e obezitetit, diabetit dhe problemeve të tjera metabolike. Në një vend ku edhe pa këtë ndikim nivelet e mbipeshës janë në rritje, shtimi i konsumit të pijeve të gazuara pritet të rëndojë më tej barrën mbi sistemin shëndetësor.
Rritja e importit të pijeve të gazuara nuk është thjesht një çështje ekonomike, por një tregues kulturor dhe social.

Greqia, e treta më e varfër në BE/ 14% e popullsisë jeton në kushte të privimit material dhe social
Sipas shifrave të Eurostat, Greqia regjistroi përqindjen e tretë më të lartë të popullsisë (14%) që jeton në një gjendje të thellë privimi material dhe......

Kuvendi miraton përbërjen e re/ Formohet Këshilli I Mandatve dhe Imunitetit dhe Këshilli I Legjislacionit
Në seancën e parë plenare të kësaj së marte, Kuvendi ka zyrtarizuar përbërjen e re të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, si dhe të......

Sondazhi, shqiptarët duan siguri, mbështetje e fortë për NATO-n/ 69% e qytetarëve tanë janë për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje
Në sondazhin më të fundit të NATO-s për vitin 2025, realizuar në të 32 vendet anëtare të Aleancës, qytetarët shqiptarë kanë rezultuar ndër popujt më......

Rruga Kthesa e Patosit – Fratar/ Balluku: Punimet kanë arritur në masën 40%, lehtësim për lëvizjen
Punimet në segmentin Kthesa e Patosit – Fratar kanë arritur në masën 40% dhe aktualisht po vijohet me ndërtimin e veprave të artit, skarifikimin e asfaltit......

BE shqyrton sanksione të reja kundër Rusisë/ Trump u kërkon aleatëve të mos blejnë naftën ruse
Komisioni Evropian do t’u paraqesë 27 vendeve anëtare të BE-së një propozim për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, me qëllim rritjen e trysnisë mbi......

Seanca plenare e Kuvendit, ja emrat e propozuar për Këshillin e Mandateve dhe atë të Legjislacionit
Kuvendi zhvillon sot dy seanca plenare. E para që nisi në orën 10:00, po diskuton projektvendimi për zgjedhjen e zëvendës kryetarëve të Kuvendit,......

Google, 6.8 miliardë USD investime në Britani/ Në fokus, zgjerimi i inteligjencës artificiale dhe tranzicioni energjetik
Google njoftoi se do të bëjë investime të reja prej 6.8 miliardë dollarësh në Britaninë e Madhe. Kompania amerikane e teknologjisë njoftoi gjithashtu hapjen......

Integrimi në BE, hapet grupkapitulli 4 Kos: Reformat nuk janë të lehta, por presim rezultate. Rama: E kemi vendin në Evropë
Shqipëria ka zhvilluar në Bruksel Konferencën e 6-të ndërqeveritare me BE-në, duke hapur negociatat për grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e......