Shqipëria Postuar më 16 Shtator 2025, 12:44

“Energjia, kapitulli më i avancuar i Shqipërisë me BE”/ Alia: Grupkapitulli 4 më pak voluminoz, por më shumë teknik

Nga Ledina Elezi

“Energjia, kapitulli më i avancuar i Shqipërisë me

Sa më shumë grupkapituj hapen me Bashkimin Evropian, aq më shumë shtohet edhe puna e Shqipërisë për të përafruar legjislacionin e saj me atë të Unionit, zbatimin në praktikë të këtij legjislacioni dhe arritjen e standardeve që kërkon familja evropiane.

Sipas Ekspertes së Integrimit, Lorela Alia, në këtë grupkapitull, Shqipëria ka përparim më të dukshem në sektorin e energjisë, ndërsa ka një përgatitje të ulët në 3 kapitujt e tjerë që lidhen me transportin, mjedisin dhe rrjetet transevropiane.

“Kapitulli mbi energjinë është kapituli më i avancuar ku edhe sipas Komisionit Europian tregon që Shqipëria ka një përgatitje mesatare dhe merr notën 3.5 nga 5, ndërkohë që 3 kapitujt e tjerë të cilët lidhen me transportin, mjedisin dhe rrjetin transevropian, Shqipëria ka një farë përgatitje dhe merr notën 2 nga 5, gjithashtu për sa i përket periudhës kohore 2020-2024,  Shqipëria ka pasur një progres të kufizuar dhe ky progres i kufizuar në qoftë se do vazhdojë në ritme të njëjta edhe në vazhdimësi do të jetë një sfidë shumë e madhe për ta përmbyllur këtë grupkapitull në vitin 2027, siç është edhe objektivi i qeverisë shqiptare”, u shpreh Alia.

Megjithatë, ky grupkapitull, ashtu si shumë të tjerë ka disa sfida të cilat në këtë rast lidhen me mjedisin, si mostrajtimin e mbetjeve dhe zonat e mbrojtura.

“Sfida më e madhe do të jetë përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian. Dhe sigurisht ky përafrim me standartet e Bashkimit Evropian, kërkon miliarda euro investime dhe sigurisht ekspertizë të lartë për këtë grupkapitull. Gjithashtu, një sfidë tjetër në lidhje me këtë grupkapitull ka të bëjë edhe me përthithjen, aftësinë tonë në fakt për të përthithur fonde nga Bashkimi Evropian për projekte që lidhen me këtë grupkapitull”, tha ajo.

Sipas Ekspertes, megjithëse ky grupkapitull është më pak voluminoz se shumica e grupkapitujve të tjerë, sërish ai mbetet shumë teknik dhe do të kërkojë afate më të gjata për mbylljen e tij.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat