Shqipëria Postuar më 16 Shtator 2025, 11:31

Kuvendi miraton përbërjen e re/ Formohet Këshilli I Mandatve dhe Imunitetit dhe Këshilli I Legjislacionit

Nga Fabjona Pasho

Kuvendi miraton përbërjen e re/ Formohet Këshilli I Mandatve dhe

Në seancën e parë plenare të kësaj së marte,  Kuvendi ka zyrtarizuar përbërjen e re të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, si dhe të Këshillit të Legjislacionit, dy struktura kyçe në funksionimin e brendshëm institucional. Gjithashtu edhe përbërjen e sekretaratëve dhe anëtarëve të Byrosë së Kuvendit

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, luan një rol kyç në interpretimin e rregullores së Kuvendit dhe shqyrtimin e mandateve të deputetëve. Në këtë këshill, përveç kryetarit të Kuvendit, do të jenë edhe krerët e grupeve të PS e PD.

Këshilli i Legjislacionit ka për qëllim shqyrtimin e projektligjeve dhe përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Të dy këshillet kanë nga 10 anëtarë, 5 nga Partia Socialiste dhe 5 nga Partia Demokratike, si dhe nga 4 anëtarë zëvendësues. 

Gjatë seancës nuk kanë munguar as përplasjet midis palëve, ku opozita ka kundërshtuar përbërjen e re të komisioneve,propozuar nga mazhoranca.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat