Sondazhi, shqiptarët duan siguri, mbështetje e fortë për NATO-n/ 69% e qytetarëve tanë janë për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje

Në sondazhin më të fundit të NATO-s për vitin 2025, realizuar në të 32 vendet anëtare të Aleancës, qytetarët shqiptarë kanë rezultuar ndër popujt më mbështetës, si dhe e kanë konsideruar Aleancën e Atlantikut të Veriut, si garanci kyçe për sigurinë e vendit.
Referuar shifrave të sondazhit, 69% e shqiptarëve mbështesin rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, një mbështetje shumë më e lartë se mesatarja e NATO-s prej 41%. E ndërsa, vetëm 11% janë kundër rritjes së buxhetit ushtarak.
Më tej, 73% e shqiptarëve mendojnë se duhet të shtohet prodhimi në funksion të mbrojtes, për të përmirësuar aftësitë ushtarake dhe gatishmërinë, ndërsa vetëm 6% janë kundër.
91% e shqiptarëve do të votonin për të qëndruar në NATO në një referendum. Kjo shifër është shumë mbi mesataren e vendeve të NATO-s, ku 68% e qytetarëve do të votonin pro qëndrimit dhe 15% për dalje.
Po kështu, 89% e shqiptarëve e vlerësojnë NATO-n të rëndësishme për mbrojtjen. Ky rezultat nënvizon besimin e fortë që qytetarët shqiptarë kanë për rolin dhe misionin e NATO-s, si garantuese e stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.
Shqiptarët vazhdojnë të jenë ndër qytetarët më besnikë ndaj NATO-s. Ky nivel i lartë mbështetjeje konfirmon orientimin euroatlantik të vendit. Siguria që ofron Aleanca për anëtarët e saj dhe politikat e rritjes së investimeve e të prodhimit për mbrojtjen dhe sigurinë e përbashkët, kanë mbështetjen e pjesës dërrmuese të shqiptarëve që besojnë tek e ardhmja e NATO-s si një Aleancë vlerash që eksporton siguri, paqe dhe prosperitet.
Rruga Kthesa e Patosit – Fratar/ Balluku: Punimet kanë arritur në masën 40%, lehtësim për lëvizjen
Punimet në segmentin Kthesa e Patosit – Fratar kanë arritur në masën 40% dhe aktualisht po vijohet me ndërtimin e veprave të artit, skarifikimin e asfaltit......
BE shqyrton sanksione të reja kundër Rusisë/ Trump u kërkon aleatëve të mos blejnë naftën ruse
Komisioni Evropian do t’u paraqesë 27 vendeve anëtare të BE-së një propozim për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, me qëllim rritjen e trysnisë mbi......
Seanca plenare e Kuvendit, ja emrat e propozuar për Këshillin e Mandateve dhe atë të Legjislacionit
Kuvendi zhvillon sot dy seanca plenare. E para që nisi në orën 10:00, po diskuton projektvendimi për zgjedhjen e zëvendës kryetarëve të Kuvendit,......
Google, 6.8 miliardë USD investime në Britani/ Në fokus, zgjerimi i inteligjencës artificiale dhe tranzicioni energjetik
Google njoftoi se do të bëjë investime të reja prej 6.8 miliardë dollarësh në Britaninë e Madhe. Kompania amerikane e teknologjisë njoftoi gjithashtu hapjen......
Integrimi në BE, hapet grupkapitulli 4 Kos: Reformat nuk janë të lehta, por presim rezultate. Rama: E kemi vendin në Evropë
Shqipëria ka zhvilluar në Bruksel Konferencën e 6-të ndërqeveritare me BE-në, duke hapur negociatat për grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e......
Interesi i investitorëve të huaj për Shqipërinë është në rritje/ Nga janari janë regjistruar 32 degë të reja biznesesh ndërkombëtare
Që prej fillimit të vitit 2025, Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të interesit të investitorëve të huaj, me hapjen e 32 degëve të reja të bizneseve......
Lufta tregtare, SHBA sfidon Kinën për portet/ Synon të dobësojë kontrollin e Pekinit mbi rrjetin detar global
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një mision për të dobësuar rrjetin global të porteve që kontrollohen nga Kina. Synimi është që......
Konferenca ndërqeveritare në Bruksel, Marta Kos: Vizioni ynë, mbyllja e grupkapitujve në fund të 2027
Gjatë Konferencës që u mbajt sot në Bruksel zgjerim Marta Kos sqaroi për publikun se vizioni është që këto grupkapituj të mbyllen me sukses deri në fund të......





