“Deklarat e Elon Mask, provokim dhune”/ Britania kritikon fjalimin e miliarderit gjatë protestave kundër emigrantëve
Qeveria britanike i ka kritikuar ashpër deklaratat e miliarderit amerikan dhe kreut të Tesla-s Elon Musk gjatë demonstratave në Londër kundër emigracionit ilegal.
Kryeministri Keir Starmer i quajti deklaratat e Elon Musk si të rrezikshme, por megjithatë ai refuzoi sanksionet ndaj miliarderit. Starmer shkroi në platformën X: "Britania e Madhe është një komb që krenohet për tolerancën, diversitetin dhe respektin. Protesta paqësore është një bërthamë e vlerave të vendit tonë".
Populli britanik nuk dëshiron këtë "gjuhë të rrezikshme dhe nxitëse", tha një zëdhënës i kryeministrit Starmer. Mbretëria e Bashkuar është "një vend i drejtë, tolerant dhe me dinjitet", tha zëdhënësi. Me të tilla deklarime "provokohet dhunë dhe intimidim në rrugët tona".
Gjatë manifestimit masiv me mbi 110.000 pjesëmarrës në qendër të Londrës, Musk u lidh përmes një videokonference. Në fjalën e tij, ai theksoi se opinioni britanik ka "frikë të ushtrojë lirinë e mendimit". Media publike, BBC, sipas Musk, është "bashkëfajtore në shkatërrimin e Britanisë së Madhe".
Muks iu referua edhe temave të emigracionit dhe Brexit. Duke iu drejtuar demonstruesve të së djathtës ai tha: "Nëse ju zgjidhni dhunën ose jo, dhuna vjen tek ju. Ose mbrohuni, ose do të vdisni." Musk kërkoi shpërbërjen e parlamentit në Londër dhe zëvendësimin e qeverisë laburiste të Starmer.
Edhe më parë, Musk e ka sulmuar verbalisht qeverinë dhe opinionin publik britanik duke nënvizuar se në Mbretërinë e Bashkuar liria e shprehjes së mendimit është në rrezik. Tema e emigracionit ilegal në Britaninë e Madhe ka ndezur debatet, veçanërisht në lidhje me mbërritjen e emigrantëve me barka të vogla përmes Kanalit të Lamanshit. Që nga fillimi i vitit, përmes kësaj rruge kanë mbërritur në Britaninë mbi 30.000 persona. Strehimi i azilkërkuesve nëpër hotele shkaktoi protesta gjatë verës.

“Energjia, kapitulli më i avancuar i Shqipërisë me BE”/ Alia: Grupkapitulli 4 më pak voluminoz, por më shumë teknik
Sa më shumë grupkapituj hapen me Bashkimin Evropian, aq më shumë shtohet edhe puna e Shqipërisë për të përafruar legjislacionin e saj me atë të Unionit,......

Forcohet pozita e gruas shqiptare në politikë dhe diplomaci/ Rritje graduale e përfaqësimit në institucionet dhe sektorë kyç
Roli i gruas shqiptare në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore po merr përmasa gjithnjë e më të dukshme, duke treguar një rritje graduale të përfaqësimit......

Shqiptarët konsumuan dyfish më shumë pije të gazuara/ Në 7 muaj importet e tyre arritën në 42.4 mijë tonë ose 4 miliardë lekë
Shifrat e fundit mbi importin e pijeve të gazuara tregojnë një transformim të shpejtë në zakonet e konsumit të shqiptarëve. “Scan Intel” ka siguruar shifrat......

Greqia, e treta më e varfër në BE/ 14% e popullsisë jeton në kushte të privimit material dhe social
Sipas shifrave të Eurostat, Greqia regjistroi përqindjen e tretë më të lartë të popullsisë (14%) që jeton në një gjendje të thellë privimi material dhe......

Kuvendi miraton përbërjen e re/ Formohet Këshilli I Mandatve dhe Imunitetit dhe Këshilli I Legjislacionit
Në seancën e parë plenare të kësaj së marte, Kuvendi ka zyrtarizuar përbërjen e re të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, si dhe të......

Sondazhi, shqiptarët duan siguri, mbështetje e fortë për NATO-n/ 69% e qytetarëve tanë janë për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje
Në sondazhin më të fundit të NATO-s për vitin 2025, realizuar në të 32 vendet anëtare të Aleancës, qytetarët shqiptarë kanë rezultuar ndër popujt më......

Rruga Kthesa e Patosit – Fratar/ Balluku: Punimet kanë arritur në masën 40%, lehtësim për lëvizjen
Punimet në segmentin Kthesa e Patosit – Fratar kanë arritur në masën 40% dhe aktualisht po vijohet me ndërtimin e veprave të artit, skarifikimin e asfaltit......

BE shqyrton sanksione të reja kundër Rusisë/ Trump u kërkon aleatëve të mos blejnë naftën ruse
Komisioni Evropian do t’u paraqesë 27 vendeve anëtare të BE-së një propozim për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, me qëllim rritjen e trysnisë mbi......