“Si kryetar i AKEP, prioritet do të jetë 5G” - Kandidatura e Gentian Sala, për votim në seancë plenare të Kuvendit
Gentian Sala pritet të jetë kryetari i ri i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Sala listoi disa nga prioritetet e punës së tij në rast se votohet si kryetar i AKEP.
“Vijimi i punës për vendosjen në përdorim të sektorit të komunikimeve elektronike të brezit 700 MHz, brez tjetër kryesor i 5G pas lirimit të tij nga mediat audiovizive, me synim mbulimin e plotë të territorit dhe popullsisë me shërbim cilësor 5G, një proces tashmë i iniciuar nga AKEP. Në fushën e shërbimeve postare, fokus parësor do të jetë nxitja e konkurrencës efektive në funksionimin e këtij tregu, sidomos në kushtet e liberalizimit të ofrimit shërbimeve postare. Në përmbushjen e këtij objektivi, do të vijojë mbikëqyrja, monitorimi, formalizimi i aktivitetit të subjekteve që ofrojnë shërbime postare”, u shpreh Sala.
Sala theksoi se gjatë punës së tij si kryetar i AKEP, do të vijojë bashkëpunimin me institucionet akademike për organizimin e veprimtarive me karakter shkencor dhe kërkimor. Anëtarët e komisionit ishin të gjithë pro kalimit të kandidaturës së tij për votimin përfundimtar në seancën plenare.
Kandidati i propozuar nga Këshilli i Ministrave është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe zotëron një master në studime evropiane.
Sala mban statusin e avokatit, prej vitesh është angazhuar me shoqërinë civile dhe ka pasur pozicionin e administratorit dhe bashkëpronarit në një biznes privat.
Nga 2014-2019, Gentian Sala ka shërbyer si Kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive, ndërsa prej vitit 2021 ka kryer detyrën e koordinatorit të Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë.
Sondazh

Sa hua morën individët dhe bizneset nga bankat? Rreth 60 mld lekë më shumë në vitin 2024. Vlera shënon rekord historik
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga “Banka e Shqipërisë”, vihet re që viti 2024 shënon vlerën më të lartë të huave të reja të disbursuara drejt......

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi/ AZHBR: Mbi 67 mijë fermerë përfitues të subvencioneve gjatë vitit 2024!
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bëri me dije se ka financuar 67’133 fermerë në shkallë vendi, përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi......

Oferta e Trump për të 'marrë në pronësi' Gazën ngjall zemërim ndërkombëtar! Izraeli aprovon
Njoftimi i presidentit amerikan Donald Trump të martën se SHBA mund të "marrë përsipër" Rripin e Gazës pasi popullsia e saj të zhvendoset përgjithmonë në......

Panelet diellore, kursim dhe siguri - Dyfishohet numri në 1 dekadë. Instalimi ul me 180 kWh konsumin mujor
Përdorimi i paneleve diellore po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u shndërruar në një prioritet për qeverinë. Pas programit të parë, ku 1,981 familje......

Pse kryeministri i ri francez po lufton për të qëndruar në postin e tij?!
Dita më e madhe e karrierës politike dhjetëvjeçare të François Bayrou ka ardhur. Fati i qeverisë së tij është në duart e anëtarëve të parlamentit francez,......

Kërkesa botërore për arin, rekord në 2024 Blerjet e bankave qendrore dhe rritja e investimeve, nxitësit kryesorë
Kërkesa botërore për arin arriti një tjetër rekord në vitin 2024, mes blerjeve të mëdha të bankave qendrore dhe rritjes së kërkesës për investime, tha......

Provimet e lirimit për klasat e 9-ta, caktohen datat - Nisin më 19 dhe mbyllen më 30 qershor 2025
Ministria e Arsimit në Republikën e Shqipërisë ka publikuar datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë të sesionit të parë, për vitin shkollor 2024–2025.......

Prezantohet reforma e re e pensioneve Rama: Do të ndërhyjmë në skemë, por do vazhdojmë edhe me bonuse
Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore do të ndërhyjnë sërish në skemën e pensioneve, kur tashmë kanë kaluar më shumë se 10 vite nga reformimi i......