Panelet diellore, kursim dhe siguri - Dyfishohet numri në 1 dekadë. Instalimi ul me 180 kWh konsumin mujor
Përdorimi i paneleve diellore po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u shndërruar në një prioritet për qeverinë. Pas programit të parë, ku 1,981 familje shqiptare përfituan 70% subvencionim nga shteti për instalimin e tyre, është hapur një thirrje e dytë, e cila synon të mbështesë edhe 2,000 familje të tjera.
Sipas të dhënave të fundit nga Censi, 86,125 familje në Shqipëri tashmë kanë instaluar sisteme diellore për ngrohjen e ujit, një shifër që ka dyfishuar numrin e familjeve që përdornin këtë teknologji në një dekadë.
Për më tepër, është një faktor që ka ndikuar në uljen e përdorimit të bojlerëve elektrikë, me një rënie prej 24% në 12 vitet e fundit.
Megjithatë, pavarësisht rënies, bojleri mbetet ende i përdorur nga shumica e familjeve, veçanërisht në qytete të mëdha si Tirana, ku instalimi i paneleve diellore në pallate është një sfidë e madhe për shkak të hapësirës dhe infrastrukturës.
Për më tepër, aktualisht në Shqipëri janë të regjistruar rreth 1.1 milionë abonentë familjarë. Sipas përllogaritjeve, një familje mesatare, që nuk ka instaluar ende panele diellore, konsumon rreth 718 kWh energji elektrike në muaj.
Sidoqoftë, instalimi i paneleve diellore mund të ulë konsumin me 25%, duke kursyer deri në 179 kWh në muaj, një kursim që përkthehet në një ulje të ndjeshme të shpenzimeve për energjinë elektrike.
Përveç përfitimeve ekonomike, panelet diellore ofrojnë dhe benefite të tjera si, përfshirjen në uljen e ngarkesës në rrjetin elektrik, duke e bërë energjinë më të qëndrueshme dhe të sigurt.
Po ashtu, ato janë një burim energjie më efikas, duke ofruar një energji të pastër dhe të rinovueshme. Panelet diellore kanë një jetëgjatësi që mund të shkojë deri në 30 vite, duke garantuar një kthim të qëndrueshëm në investim.
Sondazh

Pse kryeministri i ri francez po lufton për të qëndruar në postin e tij?!
Dita më e madhe e karrierës politike dhjetëvjeçare të François Bayrou ka ardhur. Fati i qeverisë së tij është në duart e anëtarëve të parlamentit francez,......

Kërkesa botërore për arin, rekord në 2024 Blerjet e bankave qendrore dhe rritja e investimeve, nxitësit kryesorë
Kërkesa botërore për arin arriti një tjetër rekord në vitin 2024, mes blerjeve të mëdha të bankave qendrore dhe rritjes së kërkesës për investime, tha......

Provimet e lirimit për klasat e 9-ta, caktohen datat - Nisin më 19 dhe mbyllen më 30 qershor 2025
Ministria e Arsimit në Republikën e Shqipërisë ka publikuar datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë të sesionit të parë, për vitin shkollor 2024–2025.......

Prezantohet reforma e re e pensioneve Rama: Do të ndërhyjmë në skemë, por do vazhdojmë edhe me bonuse
Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore do të ndërhyjnë sërish në skemën e pensioneve, kur tashmë kanë kaluar më shumë se 10 vite nga reformimi i......

Bojkoti i supermarketeve në Ballkan - Konsumatorët serbë i bashkohen nismës në shenjë proteste ndaj rritjes së çmimeve!
Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit, Efektiva, u bëri thirrje konsumatorëve në Serbi të bojkotojnë pesë zinxhirë të mëdhenj të shitjes me pakicë, për shkak......

Rama: Me reformën e re kemi vendosur në qendër kontributet!
Në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama u shpreh: “Një nga pikat që duhet të zgjidhim është si......

Drejtoresha e BB: Politikat e pensioneve sot do të ndikojnë në pensionistët e së ardhmes!
Në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, u......

Konferenca ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri
Po zhvillohet në Tiranë konferenca ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi......