Shqipëria Postuar më 5 Shkurt 2025, 10:45

Provimet e lirimit për klasat e 9-ta, caktohen datat - Nisin më 19 dhe mbyllen më 30 qershor 2025

Nga Ernilda Luzi

Provimet e lirimit për klasat e 9-ta, caktohen datat - Nisin më 19 dhe

Ministria e Arsimit në Republikën e Shqipërisë ka publikuar datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë të sesionit të parë, për vitin shkollor 2024–2025. Brenda muajit qershor, nxënësit e klasave të 9-ta do t’u nënshtrohen tri provimeve kombëtare, ku përfshihen provimet në lëndët Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Gjuhë e huaj.

Sipas udhëzimit të miratur, nxënësit do të japin provimin e parë të detyruar në lëndën e Gjuhës Shqipe më datë 19 qershor 2025. Ndërkaq, më 25 qershor nxënësit do t’i nështrohen provimit të dytë në lëndën e Matematikës. Prova e fundit do të jetë testi i Gjuhës së Huaj, që do të mbahet më datën 30 qershor 2025.

Nxënësit e pakicave kombëtare zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën Gjuhë Amtare, ku do të testohen në datën 20 qershor 2025. Gjithashtu, nxënësit e pakicave kombëtare vlerësohen në lëndët: Gjuhë amtare, Gjuhë shqipe, Matematikë dhe sipas dëshirës edhe në një gjuhë të huaj.

Ndërkohë, gjuhët e huaja që do të jepen si provim i detyruar  janë: Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanisht. Nxënësit e klasave të 9- ta të shkollave mbështetëse të seksioneve dygjuhëshe franceze, italiane dhe gjermane japin provim gjuhën përkatëse të seksionit në nivelin gjuhësor A2.

Ndërsa, nxënësit me aftësi të kufizuar që ndjekin shkollat e zakonshme i zhvillojnë   provimet kombëtare  të  arsimit  bazë, sipas  përcaktimev në rregulloren për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë. Drejtuesi  i  Institutit  të  nxënësve  që  nuk shikojnë e tërheq  testin në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA), një ditë para  zhvillimit  të  provimit dhe e kthen  atë  në sistemin e shkrimit brail.

Çdo provim do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Shkurt Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Monedha europiane është blerë sot me 98.5 lekë dhe është shitur me 99.5 lekë pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga një ditë më parë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat