Prezantohet reforma e re e pensioneve Rama: Do të ndërhyjmë në skemë, por do vazhdojmë edhe me bonuse
Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore do të ndërhyjnë sërish në skemën e pensioneve, kur tashmë kanë kaluar më shumë se 10 vite nga reformimi i saj.
Konferenca e organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka bërë bashkë përfaqësues të qeverisë, të institucioneve të huaja dhe ekspertë për të dalë në konkluzionet e duhura se si do të vijojë skema.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se bonuset do të vazhdojnë, por do të gjendet një zgjidhje për të zbutur hendekun e masës së pensionit midis atyre që e gëzojnë atë para vitit 2014 dhe atyre pas vitit 2014.
“Një nga pikat që duhet të zgjidhim është si të zbusim hendekun midis pensioneve të atyre që kanë dalë në pension para vitit 2014 dhe atyre që kanë dalë në pension pas vitit 2014. Dhe ndryshimi është se me reformën e re kemi vendosur në qendër kontributet. Ndërsa më parë nuk ishte sistem kontributiv por asistence dhe kjo ka shkaktuar gjithë plagën e madhe e cila po mbyllet por ende kemi nga ata që vuajnë këtë plagë. Ne do ecim paralelisht nga një anë me bonuset të cilat janë rritur në mënyrë të ndjeshme, në aspektin sasior dhe kohës së dhënies së tyre dhe i kemi lidhur këto bonuse me rritjen ekonomike dhe perfomancën e ekonomisë. Duam që këto bonuse të vazhdojnë, ndërkohë paralelisht duke rindërhyrë në sistemin e pensioneve duam të bëjmë një riakselerim pa prishur në asnjë mënyrë themelet që ka sistemi. Dhe po ashtu kemi ende hapësire të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave”.
Përfaqësuesja e Bankës Botërore, Xiaoqing Yu u shpreh se do të përsosen disa nga mekanizmat e skemës aktuale dhe ata që ndikimi do të jetë te pensionet e së ardhmes.
“Politikat e pensioneve që përmenden sot do të ndikojnë në pensionistët e së ardhmes dhe kontribuuesit dhe punëdhënësit. Kjo të ndihmon të kesh një vizion afatgjatë. Ne do të punojmë për të përsosur më tej disa prej mekanizmave të sistemit të pensioneve duk u mbështetur në reformën e vitit 2014, jemi në rrugën e duhur. Pensionet janë shumë të rëndësishme për mirëqenien e njerëzve, për qëndrueshmërinë buxhetore dhe ne e kemi për kënaqësi që na është dhënë mundësia të mbështesim Shqipërinë në vitin 2014 dhe kemi mësuar shumë përgjatë kësaj dekade për politikat e pensionet."
Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe, vuri theksin tek tregu i punës dhe rritjen e pagave nga ana e bizneseve.
“Nëse ne nuk rrisim produktivitetin , nëse nuk reduktojmë informalitetin, nëse nuk rrisim vendet e punës me pagat të larta, do të kemi pamjaftueshmëri. Individët nuk duhet të zgjedhin paga më të ulëta, por të zgjedhin privatin me paga më të larta. Biznesi duhet të ndërgjegjësohet dhe tu ofrojë qytetarëve politika suplementare pensioni. Po punojmë për të implementuar një sërë programesh të strehimit social dhe po shikojë rishikimin e politikave me bashkitë, jo vetëm për blerjen e banesën e parë , por edhe zgjerimin e apartamenteve”.
Pavarësisht se reforma e ndërmarrë në vitin 2014 ka përmirësuar ndjeshëm deficitin, sërish nuk ka realizuar pritshmërinë për të ofruar qëndrueshmëri dhe më shumë mirëqenie për qytetarët.
Sondazh

Bojkoti i supermarketeve në Ballkan - Konsumatorët serbë i bashkohen nismës në shenjë proteste ndaj rritjes së çmimeve!
Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit, Efektiva, u bëri thirrje konsumatorëve në Serbi të bojkotojnë pesë zinxhirë të mëdhenj të shitjes me pakicë, për shkak......

Rama: Me reformën e re kemi vendosur në qendër kontributet!
Në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama u shpreh: “Një nga pikat që duhet të zgjidhim është si......

Drejtoresha e BB: Politikat e pensioneve sot do të ndikojnë në pensionistët e së ardhmes!
Në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, u......

Konferenca ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri
Po zhvillohet në Tiranë konferenca ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi......

Bankat e investimeve paralajmërojnë: Tarifat e Trump mund të pengojnë rritjen e Europës në vitin 2025!
Një valë e re e pasigurisë tregtare mund të godasë ekonominë tashmë të ngadaltë të Evropës, pasi bankat kryesore të investimeve amerikane ngrenë shqetësime......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Monedha europiane është blerë sot me 98.5 lekë dhe është shitur me 99.5 lekë pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga një ditë më parë sipas kursit të këmbimit......

Analiza/ Trump: Luftërat tregtare janë të lehta për t'u fituar! A është e vërtetë kjo?
Donald Trump hedh poshtë luftërat tregtare, duke pretenduar se ato janë të lehta për t'u fituar. Presidenti i SHBA ka vendosur tarifa prej 10 për qind ndaj......

Pse Kina kufizoi eksportet e mineraleve kritike? - Synohet forcimi i dominimit global në teknologji dhe ushtri
Kina njoftoi kontrolle gjithëpërfshirëse të eksporteve të martën, duke synuar pesë metale të rëndësishme për mbrojtjen, energjinë e pastër dhe industri të......