Analiza Postuar më 5 Shkurt 2025, 11:11

Sa hua morën individët dhe bizneset nga bankat? Rreth 60 mld lekë më shumë në vitin 2024. Vlera shënon rekord historik

Nga Xhorxhina Deda

Sa hua morën individët dhe bizneset nga bankat?  Rreth 60 mld

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga “Banka e Shqipërisë”, vihet re që viti 2024 shënon vlerën më të lartë të huave të reja të disbursuara drejt individëve dhe korporatave jofinanciare private dhe publike. Kështu, gjatë vitit të kaluar flukset hyrëse të parasë në nivel huash të reja fiksohen 379.76 miliardë lekë, ose rreth 60.8 miliardë lekë apo 19% më shumë se përgjatë vitit 2023. Huatë e reja gjithsej përgjatë vitit të kaluar janë shpërndarë midis biznesit, që ka marrë 268.89 miliardë lekë, ndërkohë që 106.7 miliardë të tjera janë marrë nga individët dhe 4.2 miliardë nga korporatat jofinaciare publike.

Sipas këtyre të dhënave, viti 2024 shënon vitin rekord ku individët kanë pasur nevojat më të larta për financim, ndërkohë që viti 2016-të ka qënë viti me nivelin më të ulët të kreditimit për individët. Përsa i takon sektorit privat, viti 2024 ka regjistruar rekord po ashtu, duke shënuar një rritje prej 24%.

Sa i përket kredive të reja për blerje banese nga individët ndërkohë, gjatë vitit 2024 ato fiksohen në 54.9 miliardë lekëve në total, pra edhe në monedhën vendave, por edhe në euro. Rritja është e lartë, krahasuar me vitet e mëparshme.

Vlen të theksojmë se muaji dhjetor i vitit 2024 ka shënuar vlerën më të lartë përgjatë muajve të tjerë, por edhe nëse e krahasojmë me të njejtin muaj të viteve të mëparshme. Kredia e re në total për muajin e fundit të vitit vlerësohet në rreth 47.8 mld lekë.

Huatë e reja të shpërndara gjatë vitit të kaluar në lekë mbizotërojnë ndaj atyre në euro. Nga huatë e reja për financimin e individëve, 86.2 miliardë lekë ka qenë kredi e re në monedhën vendase, dhe rreth 20.4 miliardë lekë në euro. Përsa i takon financimit të bizneseve, huatë e reja në monedhën vendase kanë qenë në vlerën 131.5 miliardë lekë, dhe 130.4 miliardë lekë në euro. Shohim në këtë mënyrë që korporatat private dhe individët, kanë preferuar kreditë në lekë, ndaj atyre në monedhën euro.

Nëse ndalemi të shohim vlerën e huave të dhëna nga bankat në harkun kohor të shtatë viteve (2016-20224, rezulton që viti 2020 është viti me nivelin më të ulët të kreditimit, që fiksohet në vlerën e 245.6 miliardë lekëve, ndiqet nga viti 2019 me 247.7 miliardë lekë dhe 2016 me vetëm 253.6 miliardë lekë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat