Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi/ AZHBR: Mbi 67 mijë fermerë përfitues të subvencioneve gjatë vitit 2024!
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bëri me dije se ka financuar 67’133 fermerë në shkallë vendi, përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024.
Sipas statistikave të publikuara nga AZHBR, 52’195 fermerë përfituan mbështetje për naftë, 3503 fermerë u financuan për tufën bazë të matrikulluar gjedhë, 5089 për tufën bazë të matrikulluar të imta, 4056 për bletarinë, 105 për fermat organike, 3 fermerë për certifikimin Global Gap, 1406 fermerë për fara, fidanë dhe inpute të tjera dhe 75 fermerë u financuan për bimët mjekësore-aromatike.
AZHBR informon gjithashtu se pagesat u realizuan në masën 100%, me një fond total prej 5,2 miliardë lekësh.
Sipas informacionit të publikuar Skema Kombëtare 2024 ofroi mbështetje për 8 masa: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, certifikimi Global Gap, fara-fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore-aromatike, si edhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
Qëllimi i këtyre masave është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit vendas.
Sondazh

Oferta e Trump për të 'marrë në pronësi' Gazën ngjall zemërim ndërkombëtar! Izraeli aprovon
Njoftimi i presidentit amerikan Donald Trump të martën se SHBA mund të "marrë përsipër" Rripin e Gazës pasi popullsia e saj të zhvendoset përgjithmonë në......

Panelet diellore, kursim dhe siguri - Dyfishohet numri në 1 dekadë. Instalimi ul me 180 kWh konsumin mujor
Përdorimi i paneleve diellore po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u shndërruar në një prioritet për qeverinë. Pas programit të parë, ku 1,981 familje......

Pse kryeministri i ri francez po lufton për të qëndruar në postin e tij?!
Dita më e madhe e karrierës politike dhjetëvjeçare të François Bayrou ka ardhur. Fati i qeverisë së tij është në duart e anëtarëve të parlamentit francez,......

Kërkesa botërore për arin, rekord në 2024 Blerjet e bankave qendrore dhe rritja e investimeve, nxitësit kryesorë
Kërkesa botërore për arin arriti një tjetër rekord në vitin 2024, mes blerjeve të mëdha të bankave qendrore dhe rritjes së kërkesës për investime, tha......

Provimet e lirimit për klasat e 9-ta, caktohen datat - Nisin më 19 dhe mbyllen më 30 qershor 2025
Ministria e Arsimit në Republikën e Shqipërisë ka publikuar datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë të sesionit të parë, për vitin shkollor 2024–2025.......

Prezantohet reforma e re e pensioneve Rama: Do të ndërhyjmë në skemë, por do vazhdojmë edhe me bonuse
Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore do të ndërhyjnë sërish në skemën e pensioneve, kur tashmë kanë kaluar më shumë se 10 vite nga reformimi i......

Bojkoti i supermarketeve në Ballkan - Konsumatorët serbë i bashkohen nismës në shenjë proteste ndaj rritjes së çmimeve!
Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit, Efektiva, u bëri thirrje konsumatorëve në Serbi të bojkotojnë pesë zinxhirë të mëdhenj të shitjes me pakicë, për shkak......

Rama: Me reformën e re kemi vendosur në qendër kontributet!
Në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama u shpreh: “Një nga pikat që duhet të zgjidhim është si......