Shqipëria drejt Zonës Shengen - Cili është plani për të mundësuar lëvizjen e lirë pa kontrolle kufitare të brendshme me BE?

Shqipëria po bëhet gati për t'u integruar në Zonën Shengen. Për këtë, vendi duhet të plotësojë paraprakisht disa kërkesa që do të bëjnë të mundur lëvizjen e lirë pa kontrolle kufitare të brendshme.
Në Fletoren Zyrtare është botuar Plani i Veprimit të Shengen 2026-2030, ku listohen të gjitha masat që do ndërmerren përgjatë 4 viteve, të tilla si menaxhimi efektiv i kufijve të jashtëm dhe bashkëpunimi i ngushtë në azilin, politika e vizave, siguria dhe koordinimi policor.
Shqipëria do të ketë qasje të plotë operacionale në të gjitha sistemet përkatëse të informacionit, autoritetin për të lëshuar viza Schengen dhe heqjen e kontrolleve të kufijve të brendshëm, pas pak vitesh nga data e anëtarësimit.
Disa nga masat përfshijnë ngritjen e një strukture drejtuese të Shengen, të udhëhequr nga një Koordinator Kombëtar i caktuar i Shengen, ndërsa do të ofrohen edhe trajnime të dedikuara dhe aktivitete të tjera për ndërtimin e kapaciteteve për strukturat e menaxhimit të kufirit.
Rinovimi dhe hartimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe përmirësimi i bashkëpunimin ndërkufitar me vendet fqinje është po ashtu një pritoritet. Plani parashikon rritjen e numrit të patrullave të përbashkëta me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, teksa do të instalohen edhe kamera të reja të mbikëqyrjes dhe lexuesve të targave në pikat e kalimit kufitar.
Përfundimi i marrëveshjeve për krijimin e Qendrave për Bashkëpunim Policor dhe Doganor me Greqinë, për krijimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore me shtetin grek do të ishte një masë e përshtatshme që çon drejt përmbushjes së kërkesave të Schengen në këtë fushë. Ndërkohë, do të shtohen edhe pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi.
Shqipëria duhet të zhvillojë një Plan Kontigjence, me qëllim reagimin ndaj flukseve të mundshme masive të migrantëve dhe azil kërkuesve. Për më tepër, vendi duhet të garantojë kapacitete të mjaftueshme pritëse dhe të zbatojë procedurat e riatdhesimit në përputhje të plotë me Ligjin për të Huajt dhe në harmoni me acquis të BEsë.
Duke eliminuar kontrollet e kufijve të brendshëm, Shengen ul kostot administrative dhe përmirëson zinxhirët e furnizimit. Në të njëjtën kohë, ai lehtëson lëvizjen e lirë të punëtorëve, mallrave dhe shërbimeve, duke u mundësuar kompanive të operojnë në mënyrë efikase, duke përfituar nga tregjet më të mëdha dhe proceset më të lehta.
Objektivi strategjik është që deri në vitin 2030, që përbën objektivin kryesor të qeverisë për t’u anëtarësuar në BE, Shqipëria të ketë përmbushur të gjitha kërkesat e Shengenit, të cilat do të zbatohen përmes Planit Kombëtar të Veprimit të Shengen.
Aktualisht, 29 vende janë pjesë e Zonës Shengen, 25 prej të cilave vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe 4 jo-anëtare.
Mbi 20 mijë biznese të reja u çelën në 2025-ën/ Tirana udhëheq Shqipërinë, kryeson shitja me pakicë
Viti 2025 ka shënuar një bum sa i takon iniciative të reja të biznesit. Regjistrimet e bizneseve të reja rezultuan me rritje të ndjeshme vitin që lamë pas me......
Zjarret e verës së kaluar - Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime për 15 bashki
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin e dëmshpërblimeve për bashkitë, territoret e të cilave u prekën nga zjarret gjatë verës së......
Punimet për trenin Tiranë-Durrës-Rinas/ Rritet fondi për shpronësimet, një hap drejt finalizimit të punimeve
Qeveria ka shtuar fondin e shpronësimit të pronarëve që preken nga projekti për ndërtimin e hekurudhës Tiranë – Durrës – Rinas, duke i hapur rrugë......
Ibrahimaj: Libri i Bardhë, udhërrëfyes i strategjive për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në prezantimin e "Librit të Bardhë", një aktivitet të organizuar nga Shoqata e......
Shqipëria, e dyta në rajon për mjedisin e biznesit/ Qasja në kapital mbetet një fushë me potencial për përmirësim
StartupBlink ka publikuar indeksin në lidhje me inovacionin dhe mjedisin e biznesit për disa nga shtetet e botës. Sipas këtij raporti, Shqipëria mban vendin......
AAPSK publikon katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të......
Konkursi ndërkombëtar i projektimit - Për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksit të ri të Inspektorateve Shtetërore”
Ka nisur faza e dytë e Konkursit Ndërkombëtar për projektimin e “Shtëpisë së Re të Fëmijëve & Kompleksit të ri të Inspektorateve Shtetërore”, ku studiot......
Rritje në tregun valutor – Forcohen ndjeshëm Euro, Paundi dhe Franga!
Dollari amerikan vijon edhe këtë të enjte të mos rikuperojë pikë duke regjistruar zbritje të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 80.3 lekë dhe është......


