Ibrahimaj: Libri i Bardhë, udhërrëfyes i strategjive për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në prezantimin e "Librit të Bardhë", një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA), ku theksoi rëndësinë e këtij dokumenti si një udhërrëfyes strategjik për politikën ekonomike dhe bashkëpunimin me komunitetin e biznesit.
Ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se "Libri i Bardhë" është një instrument kyç për hartimin e ligjeve dhe politikave bazuar në rekomandimet e komunitetit të biznesit, duke siguruar që vendimmarrja e qeverisë të jetë e orientuar nga nevojat reale të tregut dhe standardet e Bashkimit Evropian.
“Ky është Libri im i dytë i Bardhë, në të cilin jam pjesë, dhe jam shumë e lumtur që mund të kontribuoj në përfshirjen e rekomandimeve për sektorë dhe fusha të ndryshme të politikave në punën tonë të përbashkët. Libri i ri i Bardhë do të jetë një udhërrëfyes shumë i dobishëm për vitet që vijnë”, deklaroi Ministrja Ibrahimaj.
Ajo gjithashtu theksoi se viti 2025 ka shënuar rezultate pozitive për ekonominë shqiptare, me rritje të investimeve, eksporteve dhe punësimit, si dhe ulje të papunësisë dhe rritje të numrit të bizneseve që operojnë në vend. Ministrja Ibrahimaj theksoi se këto rezultate tregojnë një klimë të favorshme për biznesin dhe forcën adaptuese të komunitetit të tij.
Ministrja nënvizoi edhe sfidat për vitin 2026, duke përmendur procesin e integrimit në BE, zbatimin e reformave të planifikuara dhe nevojën për bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit për të arritur standardet e tregut të përbashkët evropian. Ajo informoi se MEI po punon për dokumente strategjike, si programi i eksporteve dhe programi industrial, që do të udhëheqin zhvillimin e sektorëve ekonomikë në përputhje me politikën industriale të BE-së.
“Ne do të jemi aty për të ndihmuar komunitetin e biznesit të arrijë standardet e kërkuara, të rrisim produktivitetin dhe konkurrueshmërinë. Komuniteti i biznesit, shqiptar dhe i huaj, do të jetë mbështetësi ynë kryesor në këtë rrugëtim,” shtoi Ministrja Ibrahimaj.
Ajo përfundoi duke falënderuar FIAA-n dhe të gjithë aktorët e përfshirë për punën e tyre në dhënien e rekomandimeve të bazuara në kërkime, duke siguruar që MEI do të strukturojë punën për ndjekjen e këtyre rekomandimeve në vitet në vijim.

Shqipëria, e dyta në rajon për mjedisin e biznesit/ Qasja në kapital mbetet një fushë me potencial për përmirësim
StartupBlink ka publikuar indeksin në lidhje me inovacionin dhe mjedisin e biznesit për disa nga shtetet e botës. Sipas këtij raporti, Shqipëria mban vendin......
AAPSK publikon katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të......
Konkursi ndërkombëtar i projektimit - Për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksit të ri të Inspektorateve Shtetërore”
Ka nisur faza e dytë e Konkursit Ndërkombëtar për projektimin e “Shtëpisë së Re të Fëmijëve & Kompleksit të ri të Inspektorateve Shtetërore”, ku studiot......
Rritje në tregun valutor – Forcohen ndjeshëm Euro, Paundi dhe Franga!
Dollari amerikan vijon edhe këtë të enjte të mos rikuperojë pikë duke regjistruar zbritje të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 80.3 lekë dhe është......
Pronat, në një regjistër të vetëm digjital - Si do të funksionojë kadastra fiskale? 2.5 milionë pasuri futen në sistem
Së shpejti pritet të jetë tërësisht funksionale Kadastra Fiskale, në të cilën do të integrohen në mënyrë digjitale të dhënat e të gjitha pasurive të......
Krijohet Agjencia “Innovation4Albania” - Struktura e re për zhvillimin e ekosistemit të startup-eve
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për ngritjen e Agjencisë “Innovation4Albania”, një institucion publik buxhetor nën varësinë e Ministrisë së Ekonomisë......
Fed lë normat e interesit të pandryshuara - Sheh inflacion “disi të lartë” dhe stabilizim të tregut të punës
Rezerva Federale i mbajti normat e interesit të qëndrueshme, mes asaj që shefi i bankës qendrore amerikane, Jerome Powell, e përshkroi si një ekonomi të......
“Varfëria në Britani është thelluar”! - Raporti: Rreth 6.8 mln njerëz tani jetojnë në "varfëri shumë të thellë"
Varfëria në Britani është thelluar, sipas një raporti, me afërsisht 6.8 milionë njerëz që tani jetojnë në "varfëri shumë të thellë", niveli më i lartë në tre......


