Shqipëria Postuar më 29 Janar 2026, 10:34

Konkursi ndërkombëtar i projektimit - Për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksit të ri të Inspektorateve Shtetërore”

Nga Ernilda Luzi

Konkursi ndërkombëtar i projektimit - Për

Ka nisur faza e dytë e Konkursit Ndërkombëtar për projektimin e “Shtëpisë së Re të Fëmijëve & Kompleksit të ri të Inspektorateve Shtetërore”, ku studiot finaliste po prezantojnë projektet e tyre përpara jurisë ndërkombëtare, e cila do të përcaktojë projektin fitues mes propozimeve me vlera të spikatura arkitekturore, urbane dhe mbi të gjitha sociale.

Në çeljen e kësaj faze konkurrimi ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi rëndësinë e këtij procesi si pjesë e një qasjeje të re për zhvillimin e hapësirave publike dhe përfshirjen e arkitekturës bashkëkohore në shërbim të interesit publik.

"Sot me këtë projekt, ne i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët dhe njëkohësisht edhe për korpusin e ri të inspektorateve dhe me këtë rast dua të falënderoj këtu kryeinspektorin që për 10 vite rresht drejtoi një institucion që lindi vërtetë nga hiçi dhe u krijua nga e para dhe që sot është gati të bëjë një hop tjetër.

Thënë të gjitha këto, dua t’i përgëzoj edhe të gjitha studiot lokale që janë këtu të pranishme si partnerë të studiove ndërkombëtare, sepse në ndërkohë që zhvillohen projekte, në ndërkohë që lidhen marrëveshje të reja dhe në ndërkohë që Shqipëria është bërë një pikë referimi në botën e arkitekturës bashkëkohore si një vend ku ka një përqendrim të madh arkitektësh ndërkombëtar me shumë zë, Shqipëria është njëkohësisht edhe një universitet i hapur që i jep mundësi të gjithë arkitektëve të rinj shqiptarë, që i jep mundësi studiove të reja në Shqipëri, që përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me këta mjeshtra dhe këto studio të mëdha me plot eksperiencë, të marrin dije dhe të përfitojnë eksperienca që nuk ka asnjë universitet apo asnjë praktikë pune në një studio të huaj që të jep."

Konkursi është organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve në funksion të krijimit të mëtejshme të kushteve për të përfituar nga partneriteti publik privat hapësira të reja për funksione publike.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat