Shkëputja e energjisë për shkak të motit të keq, Balluku: Janë riparuar 90% e defekteve në fidera
"Strukturat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë të mundur riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq.
Janë zgjidhur plotësisht problemet e furnizimit me energji elektrike në qarkun e Vlorës dhe pothuajse plotësisht në rrethet Durrës, Burrel, Fier, Kukës, Korçë, Berat dhe Gjirokastër.
Vijon të ketë problematika të vogla në rajonin e Shkodrës dhe më të vështira në rajonin e Elbasanit, në të cilin nënstacioni i Përrenjasit vazhdon të jetë jashtë pune.
Në raport me gjendjen e mëngjesit të sotëm ka një përmirësim të ndjeshëm përsa i përket eleminimit të avarive në rang vendi, duke bërë të mundur riparimin e 90% të defekteve në fidera dhe rikthimin e energjisë në rreth 81% të konsumatorëve të prekur.
Ditën e nesërme parashikohet mot më i qëndrueshëm, me më pak erë dhe ku pritet të ndalojnë reshjet, por temperaturat do të ulen me tej, duke e bërë akoma më sfiduese situatën e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike", shkruan Balluku
Sondazh

Fermat e erës do të tejkalojnë qymyrin në 2025 - Rritja e kapacitetit të prodhimit pritet të sjellë kalimin historik
Fermat me erë të Evropës mund të prodhojnë më shumë energji elektrike se termocentralet me qymyr për herë të parë në vitin 2025, nëse zgjerimi i prodhimit......

Cilat janë kostot e emigrantëve që duan të votojnë? - Deri në mesditën e së hënës janë mbi 8,700 regjistrime
Procesi i regjistrimit të emigrantëve shqiptarë të cilët dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur. Vota e emigrantëve do të......

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ari i zi” - Sekuestrohen 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia
Agjencitë ligjzbatuese kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ari i zi” duke sekuestruar në portin e Durrësit 670 000 litra naftë e dyshuar e......

Ndryshime për kreditë konsumatore - Projektligji: Të rishikohet vlerësimi i aftësisë paguese të qytetarëve
“Ndryshime në procedurat për dhënien e kredive konsumatore, me qëllim përmirësimin e sigurisë financiare të qytetarëve”. Ky është qëllimi i një projektligji......

Deklarimi i të ardhurave, nga gjoba tek bllokimi i llogarive - Afati 31 Marsi/ Tatimet, masa për të “kapur” pagat e ulëta
Deri më 31 Mars individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë do të duhet të plotësojnë deklaratën individuale të të ardhurave, në të kundërt......

Tregtia Kinë-Rusi, në nivele rekord - Vlera totale arriti 237 miliardë USD në vitin 2024
Vlera e importeve dhe eksporteve të Kinës me Rusinë arriti një rekord prej 237 miliardë dollarësh në vitin 2024, sipas të dhënave të doganës kineze. Totali u......

Nga e importon Shqipëria karburantin? Rreth 42% sigurohet nga Arabia Saudite, Greqia dhe Turqia
Në një ekonomi gjithnjë e më të ndërlidhur globalisht, importet luajnë një rol thelbësor në mbështetjen e industrive dhe në përmbushjen e nevojave të......

BERZH, investime rekord në 2024 - 16.6 miliardë euro financime, 26% më shumë se një vit më parë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) arriti investime me vlerë rekord prej 16.6 miliardë eurosh në vitin 2024, një rritje 26 për qind krahasuar......