Shqipëria Postuar më 2 Janar 2026, 10:00

Sa paguajnë shqiptarët mesatarisht për një biletë kinemaje? Me 8.49 dollarë, vendi ynë mbetet ndër më të përballueshmit në Europë

Nga Eldiona Serani

Sa paguajnë shqiptarët mesatarisht për një biletë

Në një realitet gjithnjë e më të dominuar nga ekranet e vogla dhe platformat online, kinemaja mbetet një nga format më të plota të argëtimit dhe kulturës, duke ofruar jo vetëm relaks, por edhe një përvojë sociale, emocionale dhe artistike. Pikërisht për këtë arsye, aksesueshmëria e kinemasë është një tregues i rëndësishëm i cilësisë së jetesës, dhe në këtë aspekt Shqipëria paraqitet ndër vendet ku kjo përvojë mbetet e përballueshme për shumicën e qytetarëve.

Çmimi mesatar i një bilete kinemaje në Shqipëri është rreth 8.49 dollarë. Sipas të dhënave krahasuese ndërkombëtarenga Numbeo, Shqipëria pozicionohet dukshëm poshtë mesatares së vendeve të zhvilluara europiane, ku çmimet arrijnë deri në trefishin e kësaj shifre.

Në krye të listës renditet Zvicra, me një biletë që kushton mesatarisht 25.19 dollarë, e ndjekur nga Danimarka, Luksemburgu dhe vendet nordike, ku kostoja e një seance kinemaje varion nga 17 deri në 20 dollarë. Edhe në Shtetet e Bashkuara, Gjermani apo Francë, çmimi mesatar i biletës luhatet rreth 14–15 dollarë.

Në rajon, Shqipëria paraqitet më konkurruese krahasuar me disa vende fqinje, duke pasur çmime më të ulëta se Greqia, Italia, Kroacia dhe Rumania, ndërsa qëndron mbi Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Ky nivel çmimesh e bën kinemanë një argëtim relativisht të aksesueshëm për publikun shqiptar, veçanërisht për të rinjtë dhe familjet.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria vazhdon të mbajë një balancë mes kostos dhe aksesit në aktivitete kulturore, duke e renditur kinemanë ndër format më të përballueshme të argëtimit krahasuar me shumë vende të tjera të botës.

Shqipëria 31 Dhjetor Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky vit për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas rënie të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë vit pozitivisht duke shënuar rritje teksa është blerë sot me 81.3......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video