Shqipëria Postuar më 24 Shkurt 2026, 14:01

Rritja e pagës, a është “motor” produktiviteti? - Hasalla: Motivimi financiar, stimul i drejtpërdrejtë për punonjësit

Nga Diamila Leka

Rritja e pagës, a është “motor” produktiviteti? -

Sa ndikon realisht paga në produktivitetin e punës? Kjo është një nga pyetjet kryesore që po shoqëron diskutimet mbi tregun e punës, sidomos në kushtet kur bizneset përballen me sfida për të mbajtur dhe motivuar stafin.

Rritja e pagave, veçanërisht e pagës minimale, shihet nga ekspertët si një mekanizëm që mund të ndikojë drejtpërdrejt në performancën e punonjësve.

Gertjana Hasalla, Eksperte Punësimi:

“E vërteta është që pas gjithë diskutimeve që kemi bërë edhe për kushtet e punës, le të themi që pagesa është një nga pikat kryesore që flietet për produktivitetin e punonjësve. Është një nga pikat kryesore që secili prej nesh është shqetësuar se sa para çon në shtëpi në fund të muajit, kështu që një rritje në pagesë është gjithmonë një stimul i madh për punonjësit që të bëhet produktiv. Nuk është stimuli i vetëm, patjetër ka kushte të tjera që duhet të plotësohet së bashku me pagesën, por ky ndryshim në rritje, por sidmos ndryshimi që ka ndodhur me pagesën minimale, me rritjet e fundit që ka ndodhur, tregon në vetvete që edhe pagesa ndër të tjera, është dhe një faktor kryesor përsa i përket kënaqësisë në punë për vetë punonjësit, por edhe produktiviteti i tyre.”

Argumenti është se një punonjës që ndihet i vlerësuar financiarisht ka më shumë gjasa të jetë i përkushtuar dhe produktiv në punë. Megjithatë, ekonomistët theksojnë se paga është vetëm një nga hallkat e zinxhirit që përcakton efikasitetin në punë.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat