Transformimi i infrastrukturës shqiptare të pagesave - Blerjet përmes terminaleve POS “thyejnë barrierën” e 100 miliardë lekëve

Infrastruktura e pagesave në Shqipëri, që përfshin ATM-të, terminale POS, home banking dhe AIPS, ka qarkulluar një volum prej 18.1 trilionë lekësh gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, shuma e parave që ka kaluar në kanalet e pagesave për një vit është rritur me 1.74 trilionë lekë ose 10.7% më shumë krahasuar me 2024.
Rritja e volumit të pagesave përmes ATM-ve, POS-eve, home banking dhe sistemeve ndërbankare tregon se shqiptarët dhe bizneset po përdorin gjithnjë e më pak para fizike (cash) dhe po kalojnë drejt kanaleve digjitale të pagesave. Kjo do të thotë se në vend që transaksionet të kryhen me para në dorë, ato po realizohen me kartë, me telefon apo me transferta bankare.
Ky ndryshim e bën ekonominë më transparente, më të sigurt dhe më të shpejtë, pasi paratë lëvizin në mënyrë elektronike dhe regjistrohen automatikisht në sistemin bankar. Në thelb, është një tregues se ekonomia po modernizohet dhe po bëhet më formale.
Ky kapërcim ka ardhur edhe si rrjedhojë e shtimit dhe përmirësimit të infrastrukturës së pagesave në vend. Statistikat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2025 rezultojnë të jenë shtuar 6782 terminale të reja POS në Shqipëri, rreth 28% më shumë se në 2024.
Për herë të parë në historinë e sistemit tonë të pagesave, blerjet përmes terminaleve POS nëpër dyqane dhe biznese kanë thyer barrierën e 100 miliardë lekëve, duke u ndalur në shifrën rekord prej rreth 106 miliardësh. Një tregues i qartë ky për formalizimin e lartë të tregtisë dhe rritjen e kulturës financiare.
Nga ana tjetër, bankomatet kanë pasur një rritje më të vogël. Gjatë vitit të kaluar rezultojnë të jenë shtuar vetëm 80 bankomate të reja. Rritja me 110% e depozitimeve cash në ATM (nga 50 miliardë në rreth 105 miliardë lekë) është ndoshta e dhëna më interesante e vitit 2025. Kjo dëshmon se qytetarët po kërkojnë gjithmonë e më shumë pavarësi nga shërbimi fizik.
Së shpejti pritet të zbatohet edhe sistemi i pagesave të shpejta (instant payment) për kyerjen me QR code të pagesave në dyqane. Bashkë me zvogëlimin e komisioneve për terminalet POS gjatë këtij viti, të dyja këto bashkë do të ulin kostot për bizneset dhe nxisin më tepër pagesat elektronike.
A do i nxjerrë rivlerësimi pronat bosh në treg? 33% e banesave në vend, të pabanuara. Procesi mund të gjallërojë sektorin
Me hyrjen në fuqi të ligjit për rivlerësimin e pasurive, pronarët shqiptarë kanë tani mundësinë të regjistrojnë dhe rivlerësojnë pronat e tyre me normë......
Sa kapacitete ka Shqipëria për një popullsi drejt plakjes? - Qendrat ditore dhe rezidenciale, të kufizuara
Plakja e popullsisë, emigracioni masiv dhe ritmi gjithnjë e më dinamik i jetës kanë rritur numrin e të moshuarve që jetojnë vetëm. Censi i vitit 2023 nxori......
“Bordi i Paqes”, me faqe zyrtare në rrjet - Publikohen 28 shtetet anëtare, me tyre Shqipëria dhe Kosova
“Bordi i Paqes” ka hapur faqen zyrtare në internet vetëm pak ditë pas inaugurimit të 19 shkurtit. Në këtë faqe janë vendosur flamujt e 28 shteteve......
Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt/ Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet
Vitet e fundit, Tirana është shndërruar në një nga kryeqytetet me kërkesë të lartë për blerjen e pasurive të paluajtshme. Përveç qytetarëve shqiptarë që......
Ibrahimaj nënshkruan Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë!
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënshkroi Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së......
Më pak të ardhura për Rusinë nga energjia - Sanksionet Perëndimore nuk ndikuan. Moska shet naftë me çmime më të ulëta
Paratë që Rusia fitoi nga eksporti i naftës dhe gazit kanë rënë gjatë 12 muajve të fundit, edhe pse eksportet u rritën në vëllim, sipas të dhënave të......
Sot, katër vite luftë në Ukrainë - Udhëheqësit e BE-së në Kiev. “Hungaria të zhbllokojë ndihmën 90 mld euro”
Lufta e Rusisë në Ukrainë po hyn të martën në vitin e saj të pestë, me udhëheqës nga e gjithë Bashkimi Evropian që u mblodhën në Kiev në një shfaqje të madhe......
Nga 1% në 5%, historia e rivlerësimit të pronave/ Sa pasuri u rivlerësuan ndër vite dhe sa të ardhura ka gjeneruar shteti?
Është zyrtarizuar nisja e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, duke ulur tatimin në 5%, nga 15% që ishte më parë. Udhëzimi i përbashkët i......


