Ibrahimaj nënshkruan Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë!

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënshkroi Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.
Kjo marrëveshje përbën një lajm shumë të mirë për qytetarët shqiptarë dhe polakë që kanë jetuar apo punuar në secilin prej vendeve, pasi garanton njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit, të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë sipas moshës ligjore, si dhe mbrojtjen nga humbja e të drejtave si pasojë e lëvizjes ndërmjet dy shteteve.
"Marrëveshja synon të ofrojë siguri juridike dhe mbrojtje sociale për qytetarët, duke siguruar trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të fituara në sistemet e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve", u shpreh Ministrja Ibrahimaj, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.
Sipas saj, ky akt përfaqëson një hap konkret në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Polonisë, si dhe një tjetër progres të rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje konfirmon angazhimin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit dhe për zgjerimin e rrjetit të marrëveshjeve dypalëshe në funksion të interesit të tyre.
Aktualisht Shqipëria ka 17 Marrëveshje dypalëshe në zbatim, 5 marrëveshje të dakordësuara, ndërsa 3 të tjera dypalëshe për sigurimet shoqërore janë aktualisht në negociim ose në proces përgatitjeje. Kjo dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë shqiptare për zgjerimin e mbulimit të mbrojtjes sociale për qytetarët e saj jashtë vendit dhe për përafrimin e kuadrit të koordinimit të sigurimeve shoqërore me standardet e Bashkimit Evropian.
Më pak të ardhura për Rusinë nga energjia - Sanksionet Perëndimore nuk ndikuan. Moska shet naftë me çmime më të ulëta
Paratë që Rusia fitoi nga eksporti i naftës dhe gazit kanë rënë gjatë 12 muajve të fundit, edhe pse eksportet u rritën në vëllim, sipas të dhënave të......
Sot, katër vite luftë në Ukrainë - Udhëheqësit e BE-së në Kiev. “Hungaria të zhbllokojë ndihmën 90 mld euro”
Lufta e Rusisë në Ukrainë po hyn të martën në vitin e saj të pestë, me udhëheqës nga e gjithë Bashkimi Evropian që u mblodhën në Kiev në një shfaqje të madhe......
Nga 1% në 5%, historia e rivlerësimit të pronave Sa pasuri u rivlerësuan ndër vite dhe sa të ardhura ka gjeneruar shteti?
Është zyrtarizuar nisja e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, duke ulur tatimin në 5%, nga 15% që ishte më parë. Udhëzimi i përbashkët i......
Osmani: Prania amerikane jetike për sigurinë e Kosovës!
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim lamtumirës komandantin në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR, kolonelin......
Vengu me homologun hungarez në Budapest: Partneritet i thelluar në mbrojtje dhe mbështetje për integrimin europian
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez, Kristóf Szalay-Bobrovniczky,......
Kërkohet pezullimi i Sistemit të ri të Hyrjeve/Daljeve - Për të shmangur kaosin e udhëtimeve turistike verore në BE
Organizatat e transportit ajror po bëjnë thirrje urgjente për masa për të parandaluar që Sistemi i ri i Hyrjeve/Daljeve (EES) i BE-së të shkaktojë kaos gjatë......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen Franga, Paundi e Dollari!
Dollari amerikan pas dobësimit të ndjeshëm që pësoi ditën e djeshme ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë me 81.3......
Më shumë taksa për të pasurit - 2/3 e qytetarëve të BE mbështesin edhe taksimin e kompanive të mëdha
Një anketë e Eurobarometrit në vitin 2005 zbuloi se dy të tretat e qytetarëve të BE-së mbështesin një taksë mbi të pasurit, ndërsa katër në pesë janë pro......


