Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt/ Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

Vitet e fundit, Tirana është shndërruar në një nga kryeqytetet me kërkesë të lartë për blerjen e pasurive të paluajtshme. Përveç qytetarëve shqiptarë që zgjedhin kryeqytetin për shkak të tregut më të gjerë të punës dhe mundësive në arsim, Tirana vijon të tërheqë edhe emigrantë shqiptarë të rikthyer, si dhe të huaj që e shohin Shqipërinë si një destinacion të ri për të jetuar dhe punuar.
Sipas një studimi të publikuar nga Investropa, ish-Blloku mbetet zona më e kërkuar për të huajt që investojnë nëpasuri të paluajtëshme. Çmimet e pronave në këtë zonë variojnë nga 250 mijë deri në rreth 700 mijë euro, duke reflektuar kërkesën e fortë nga profesionistët dhe të huajt që duan të jenë në zemër të qytetit.
Një tjetër zonë që ka fituar popullaritet është Komuna e Parisit, e preferuar nga familjet dhe të huajt që kërkojnë ambiente moderne me çmime më të moderuara. Apartamentet në komplekset e reja, të pajisura me facilitete bashkëkohore, kushtojnë nga 150 mijë deri në 300 mijë euro. Gjithashtu, edhe zona e Liqenit Artificial është një nga më të kërkuarat nga të huajt që duan të blejnë prona në vend.
Sipas të dhënave, kombësitë më të përfaqësuara në këto zona janë amerikanë, gjermanë, italianë dhe britanikë, si edhe një numër në rritje nomadësh digjitalë, të tërhequr nga kostoja e ulët e jetesës dhe klima e butë që ofron Shqipëria.
Edhe tregu i qirave paraqitet dinamik. 35% ndahet mes familjeve, të huajve rezidentë dhe qiramarrësve sezonalë. Krahasuar me një vit më parë, koha mesatare e qëndrimit të një prone në treg është ulur lehtë, duke reflektuar kushte më të shtrënguara dhe një kërkesë të vazhdueshme të lartë, veçanërisht nga profesionistët e rinj dhe të huajt që po zhvendosen në kryeqytet.
Ibrahimaj nënshkruan Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë!
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënshkroi Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së......
Më pak të ardhura për Rusinë nga energjia - Sanksionet Perëndimore nuk ndikuan. Moska shet naftë me çmime më të ulëta
Paratë që Rusia fitoi nga eksporti i naftës dhe gazit kanë rënë gjatë 12 muajve të fundit, edhe pse eksportet u rritën në vëllim, sipas të dhënave të......
Sot, katër vite luftë në Ukrainë - Udhëheqësit e BE-së në Kiev. “Hungaria të zhbllokojë ndihmën 90 mld euro”
Lufta e Rusisë në Ukrainë po hyn të martën në vitin e saj të pestë, me udhëheqës nga e gjithë Bashkimi Evropian që u mblodhën në Kiev në një shfaqje të madhe......
Nga 1% në 5%, historia e rivlerësimit të pronave/ Sa pasuri u rivlerësuan ndër vite dhe sa të ardhura ka gjeneruar shteti?
Është zyrtarizuar nisja e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, duke ulur tatimin në 5%, nga 15% që ishte më parë. Udhëzimi i përbashkët i......
Osmani: Prania amerikane jetike për sigurinë e Kosovës!
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim lamtumirës komandantin në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR, kolonelin......
Vengu me homologun hungarez në Budapest: Partneritet i thelluar në mbrojtje dhe mbështetje për integrimin europian
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez, Kristóf Szalay-Bobrovniczky,......
Kërkohet pezullimi i Sistemit të ri të Hyrjeve/Daljeve - Për të shmangur kaosin e udhëtimeve turistike verore në BE
Organizatat e transportit ajror po bëjnë thirrje urgjente për masa për të parandaluar që Sistemi i ri i Hyrjeve/Daljeve (EES) i BE-së të shkaktojë kaos gjatë......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen Franga, Paundi e Dollari!
Dollari amerikan pas dobësimit të ndjeshëm që pësoi ditën e djeshme ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë me 81.3......


