Bota Postuar më 24 Shkurt 2026, 11:42

“Bordi i Paqes”, me faqe zyrtare në rrjet - Publikohen 28 shtetet anëtare, me tyre Shqipëria dhe Kosova

Nga Dorian Koça

“Bordi i Paqes”, me faqe zyrtare në rrjet - Publikohen 28

“Bordi i Paqes” ka hapur faqen zyrtare në internet vetëm pak ditë pas inaugurimit të 19 shkurtit. Në këtë faqe janë vendosur flamujt e 28 shteteve themeluese, mes tyre edhe i Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithashtu, janë publikuar edhe fotot e udhëheqësve të vendeve themeluese, ku sipas rendit alfabetik, Kryeministri Edi Rama, vjen menjëherë pas presidentit të SHBA, Donald Trump.

Në Kartën e Bordit renditen parimet themelore të tij:

Duke deklaruar se paqja e qëndrueshme kërkon gjykim pragmatik, zgjidhje të shëndosha dhe guximin për t'u larguar nga qasjet dhe institucionet që shumë shpesh kanë dështuar;

Duke pranuar se paqja e qëndrueshme zë rrënjë kur njerëzit fuqizohen për të marrë pronësinë dhe përgjegjësinë për të ardhmen e tyre;

Duke pohuar se vetëm partneriteti i qëndrueshëm, i orientuar drejt rezultateve, i bazuar në barrë dhe angazhime të përbashkëta, mund të sigurojë paqen në vendet ku për një kohë shumë të gjatë ka rezultuar i pamundur;

Duke u pikëlluar që shumë qasje ndaj ndërtimit të paqes nxisin varësi të përhershme dhe e institucionalizojnë krizën në vend që t’i çojnë njerëzit përtej saj;

Duke theksuar nevojën për një organ ndërkombëtar për ndërtimin e paqes më të shpejtë dhe efektiv; dhe

Duke vendosur të mbledhin një koalicion shtetesh të gatshme të përkushtuara për bashkëpunim praktik dhe veprim efektiv,

Të udhëhequr nga gjykimi dhe duke nderuar drejtësinë, palët miratojnë Kartën e Bordit të Paqes.

Gjithashtu, në faqe është publikuar edhe Plani i Paqes për Gazën ku janë renditur vendet që do të kontribuojnë financiarisht, ndërsa Shqipëria e Kosova janë ndër vendet që do të dërgojnë trupa për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit.“Bordi i Paqes”, me faqe zyrtare në rrjet - Publikohen 28 “Bordi i Paqes”, me faqe zyrtare në rrjet - Publikohen 28

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat