Sa kapacitete ka Shqipëria për një popullsi drejt plakjes? - Qendrat ditore dhe rezidenciale, të kufizuara

Plakja e popullsisë, emigracioni masiv dhe ritmi gjithnjë e më dinamik i jetës kanë rritur numrin e të moshuarve që jetojnë vetëm. Censi i vitit 2023 nxori në pah se rreth 64 mijë persona mbi 60 vjeç jetonin vetëm. Kjo përkthehet në dhjetëra mijëra të moshuar që përballen çdo ditë me vetminë, sfidat shëndetësore dhe pasiguritë ekonomike pa prezencë dhe mbështetje familjare.
Në këtë panoramë, sistemi i shërbimeve sociale për të moshuarit mbështetet kryesisht në qendra ditore dhe qendra rezidenciale. Në të gjithë vendin rezultojnë 56 qendra ditore dhe 21 rezidenciale. Qendrat ditore ofrojnë shërbime gjatë ditës, duke përfshirë aktivitete sociale, mbështetje psiko-sociale, ushqim dhe ndihmë bazë për të moshuarit që jetojnë në komunitet; disa prej tyre funksionojnë edhe si qendra lëvizëse, duke ofruar shërbim në shtëpi. Ndërsa qendrat rezidenciale ofrojnë kujdes 24-orësh për ata që nuk kanë mbështetje familjare apo kanë nevojë për asistencë të vazhdueshme.
Megjithatë, shpërndarja e këtyre shërbimeve varijon sipas qarqeve dhe dendësisë së popullsisë. Tirana rezulton qarku me numrin më të lartë të strukturave, me 20 qendra në total, e ndjekur nga Korça me 11 dhe Shkodra me 10. Në anën tjetër, qarqe si Kukësi, me vetëm një qendër ditore, dhe Lezha me dy, paraqesin mbulimin më të ulët. Edhe në qarqe të tjera si Dibra dhe Durrësi numri i qendrave është i kufizuar, ndërsa në disa zona qendrat ekzistuese funksionojnë në kapacitet maksimal apo edhe mbi kapacitet.
Kjo pabarazi territoriale nënkupton se qasja në shërbime për të moshuarit varet ndjeshëm nga vendbanimi. Në disa qytete, rrjeti i shërbimeve është më i konsoliduar, ndërsa në të tjera mbështetja mbetet minimale. Një pjesë e madhe e qendrave ditore administrohen nga organizata fetare, ndërsa qendrat rezidenciale janë kryesisht private, çka shton edhe dimensionin financiar në aksesin ndaj kujdesit afatgjatë
“Bordi i Paqes”, me faqe zyrtare në rrjet - Publikohen 28 shtetet anëtare, me tyre Shqipëria dhe Kosova
“Bordi i Paqes” ka hapur faqen zyrtare në internet vetëm pak ditë pas inaugurimit të 19 shkurtit. Në këtë faqe janë vendosur flamujt e 28 shteteve......
Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt/ Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet
Vitet e fundit, Tirana është shndërruar në një nga kryeqytetet me kërkesë të lartë për blerjen e pasurive të paluajtshme. Përveç qytetarëve shqiptarë që......
Ibrahimaj nënshkruan Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë!
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënshkroi Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së......
Më pak të ardhura për Rusinë nga energjia - Sanksionet Perëndimore nuk ndikuan. Moska shet naftë me çmime më të ulëta
Paratë që Rusia fitoi nga eksporti i naftës dhe gazit kanë rënë gjatë 12 muajve të fundit, edhe pse eksportet u rritën në vëllim, sipas të dhënave të......
Sot, katër vite luftë në Ukrainë - Udhëheqësit e BE-së në Kiev. “Hungaria të zhbllokojë ndihmën 90 mld euro”
Lufta e Rusisë në Ukrainë po hyn të martën në vitin e saj të pestë, me udhëheqës nga e gjithë Bashkimi Evropian që u mblodhën në Kiev në një shfaqje të madhe......
Nga 1% në 5%, historia e rivlerësimit të pronave Sa pasuri u rivlerësuan ndër vite dhe sa të ardhura ka gjeneruar shteti?
Është zyrtarizuar nisja e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, duke ulur tatimin në 5%, nga 15% që ishte më parë. Udhëzimi i përbashkët i......
Osmani: Prania amerikane jetike për sigurinë e Kosovës!
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim lamtumirës komandantin në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR, kolonelin......
Vengu me homologun hungarez në Budapest: Partneritet i thelluar në mbrojtje dhe mbështetje për integrimin europian
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez, Kristóf Szalay-Bobrovniczky,......


